1 Maji, taksistët e Vlorës protestojnë para bashkisë

Taksistët e Vlorës kanë protestuar para bashkisë mëngjesin e të martës, pikërisht në ditën e punëtorëve.

Ata kërkojnë mbështetjen nga ana e pushtetit lokal, kundër piraterisë, vendparkimeve dhe taksave.

“Stop Piraterisë”, “Na lejoni tu shërbejmë qytetarëve”, “Pushtetar: Shteti ligjor dhe BE kërkojnë zbatimin e ligjit”, “Dua parkimin tim, kam paguar taksat”, janë disa prej pankartave, ku nuk mungon as ajo “Rroftë 1 maji, Dita e Punëtorëve”.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Tirana e Erion Veliajt, metropoli i taksave të larta

Rritja drastike e taksave dhe tarifave e ka bërë Tiranën një qytet...
Read More