1 qershori, 30 OJQ peticion: Më shumë të drejta për fëmijët

Presidenti Ilir Meta në ditën ndërkombëtare të fëmijëve takoi 30 përfaqësues të shoqtave në mbrojtje të fëmijëve.

Kreu i shtetit mori një raport peticion nga ana e organizatave në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve ku parashtroheshin problemetikat e shumta që kanë fëmijët në të gjithë vendin.

“Në këtë ditë të festojmë me fëmijët dhe më e rëndësishmja për të gjithë ne është të angazhohemi për të gjithë fëmijët që nuk kanë mundësi të festojnë, për shkak të problemeve të shumta sociale.

Këtë peticion do e lexoj me vemendje dhe raporti fundit i ‘Save the children’ është kambanë alarmi dhe duhet t’i adresojnmë ato problematika mjaft serioze dhe jo t’i fshehim,”– deklaroi Meta.

Përfaqësues të shoqatave të ndryshme në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve gjatë paraditës së sotme organizuan një mashtrim proteste e sensibilizimi, ku takuan edhe personalitete të larta të shtetit.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Plagosi dy karabinierë gjatë tentativës së grabitjes, arrestohet ‘skifteri’ shqiptar në Romë

Një 36 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane për...
Read More