1 ton kokainë në Spanjë, kolumbianët për shqiptarët: Brutalë, efektivë dhe me profesionalizëm ushtarak

Tre ditë më parë një sasi rekord prej 1 ton kokaine u sekuestrua në Madrid të Spanjës si pasojë e një operacioni të DEA-s amerikane dhe Europol.

Pesë trafikantët e arrestuar ishin dy shqiptarë, dy spanjollë dhe një kolumbian.

Mediat kolumbiane kanë dhënë ditën e sotme detaje të tjera nga sekuestrimi i 1 ton kokaine në Madrid.

Radio kolumbiane ‘Caracol’ tha se droga erdhi në rrugë ajrore e paketuar nga Kolumbia.

Rrjeti  i ri i avionëve ‘Narco Jet’ mësohet të jetë klient i ri për trafikantët kolumbianë.

Radio kolumbiane ka dhënë edhe detaje të tjera për dy shqiptarët e arrestuar të trafikut të kokainës – Julian Deblini dhe Dritan Gradica.

“Anëtarët shqiptarë kanë marrë pjesë në luftën ballkanike. Shqiptarët veprojnë me profesionalizëm ushtarak” – mësohet të ketë informuar radio kolumbiane.

“Kolumbianët kanë shtuar se trafikantët shqiptarë janë shumë brutalë dhe efektivë. Ata kanë fituar besueshmëri ekonomike dhe paratë ua çojnë familjeve të tyre” – vijon radio kolumbiane.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

E ardhmja e punës dhe e menaxhimit

Është e vështirë të mendosh për të ardhmen e arsimit në profilin menaxhim pa...
Read More