10 arsye përse duhet të hani qershi këtë verë

KirschenËshtë sezoni i qershive, konsumoni këtë frutë të mrekullueshëm dhe përfitoni nga të mirat shëndetësore që merrni prej tij. Të paktën deri në fund të muajit, mund të themi se qershitë kanë sezonin e tyre, janë të freskëta dhe çmimi deri diku është i favorshëm

Përveç shijes së mirë, konsumimi i kësaj frute ka vlera shtesë edhe falë pranisë së vitaminave, antioksidantëve dhe shumë përbërësve të tjerë, të cilët ofrojnë shumë përfitime shëndetësore, duke përfshirë ndihmën kundër pagjumësisë, dhimbjeve të ndryshme dhe shkrirjen e yndyrave, rrjedhimisht rënien në peshë. Ndaj dhe dietologët përveç fakteve të sipërpërmendur listojnë edhe 11 arsye të tjera, se përse duhet patjetër të konsumoni qershitë disa herë në javë.

Përfitimet

Qershitë mburren me një listë të gjatë të fuqive shëruese. Janë të pasura me substanca që ndihmojnë kundër inflamacionit dhe kancerit. Sikur kjo të mos mjaftonte, në studimet laboratorike, dy përbërës që gjenden në qershi, kanë treguar se zmbrapsin dhe ndalojnë rritjen e tumoreve, e gjithashtu, shkaktojnë vetëshkatërrimin e qelizave kancerogjene – pa shkaktuar dëme në qelizat e shëndetshme. Qershitë, përveç tjerash, kanë edhe përbërës antiviral dhe antibakterial.

  1. Kundër diabetit

Qershitë e ëmbla kanë një indeks të ulët glicemie (22), më të ulët se kajsitë ( 57), rrushi ( 46), pjeshkat (42), boronicat (40) dhe kumbulla (39). Kjo i bën qershitë një zgjedhje të mirë për një vakt të ndërmjetëm në krahasim me shumë fruta të tjera, sidomos për diabetikët.

  1. Pagjumësi

Sërish një tjetër natë pa gjumë? Lëngu i qershive është shpëtimi! Pini lëng qershie 30 minuta pas zgjimit dhe 30 minuta para konsumimit të vaktit të mbrëmjes. Disa persona, të cilët kishin probleme me pagjumësinë, u bënë pjesë e një studimi me bazë konsumimin e qershive. Rezultoi se këta persona, pas disa kohësh kishin nivel të lartë (melatonine), një substancë, e cila gjendet në qershi dhe është e njohur për rregullimin e cikleve të gjumit në trup.

  1. Rënie në peshë

Veçanërisht qershitë jo shumë të ëmbla, por që kanë lëng më shumë lëng, ndihmojnë në reduktimin e nivelit të yndyrave në trupin tonë. Studiuesit kanë nënvizuar se konsumimi i qershive vjen në ndihmë personave që duan të bien në peshë.

  1. Kundër Alzheimer-it

Shoqata e Mjekëve në luftën kundër Alzheimer-it, ka futur qershitë në listën e ushqimeve që ndihmojnë për rritjen e nivelit të kujtesës dhe ndihmojnë sistemin konjunktivë. Falë pranisë së lartë të antioksidantëve, qershitë janë një frutë i mirë për t’u konsumuar, veçanërisht për të forcuar kujtesën.

  1. Kundër iktusit

Nuk mund të mos kishte përfitime edhe sistemi kardiovaskular me konsumimin e qershive. Janë frutat që ndihmon më së shumti në mbajtjen nën kontroll të sëmundjeve kardiovaskulare, veçanërisht në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut, si dhe për diabetikët.

  1. Ngadalëson plakjen e lëkurës

Qershitë kanë nivelin më të lartë të antioksidantëve se çdo frutë tjetër. Antioksidantët ndihmojnë trupin për të luftuar radikalet e lira, që na bëjnë ne të dukemi të vjetër. Pirja e përditshme e një gote me lëng qershie ngadalëson procesin e plakjes, sipas shkencëtarëve të Universitetit të Miçiganit. Lëngu i qershive rekomandohet, gjithashtu, si një trajtim alternativ për lëkurën.

  1. Kundër dhembjeve të muskujve

Një filxhan e gjysmë qershi ose një filxhan lëng qershie mund të zvogëlojë inflamacionin e muskujve dhe dhimbjen e tyre. Kjo këshillë iu është dhënë veçanërisht atletëve, të cilëve iu është këshilluar konsumimi i lëngut të qershisë dy herë në ditë, për shtatë ditë rresht. Atletët që pinin lëngun e qershive rezultoi se kishin më pak dhimbje të muskujve pas garës, se sa ata që pinin një tjetër lëng frutash.

  1. Hipertension

Falë pranisë së lartë të potasiumit, i cili ndihmon në rregullimin e rrahjeve të zemrës dhe presionit të gjakut, redukton ndjeshëm rrezikun për sëmundjen e hipertensionit, duke e mbajtur nën kontroll.

  1. Inflamacionit

Qershitë kur konsumohen përditë, kanë treguar rezultate të mira në zvogëlimin e inflamacionit. Ato janë gjithashtu, të mbushura me antioksidantë dhe fitokemikale, që mbrojnë zemrën.

  1. Ndihmon në parandalimin e kancerit të zorrës së trashë

Substancat në qershitë e tharta, mund të zvogëlojë formimin e kimikateve kancerogjene, që zhvillohen veçanërisht me konsumimin e ushqimeve të thata. Konsumimi i qershive ndihmon sistemin tretës pasi luajnë edhe rol hidratues dhe pastrues.

Një filxhan qershi ka vetëm 90 kalori dhe është një burim i mirë i fibrave dhe i vitaminës C

Health.com

Shkruar Nga
More from revista mapo

Memuaristika e rrallë: Dhimbjet që trondisin letërsinë shqipe

[caption id="attachment_442712" align="alignleft" width="300"] ?[/caption] Një lëndë romanore e rrallë, rrëfim historik...
Read More