10 dëshmitë: Jeta ime e re pasi fitova bursën Pashko UET

Bursa “Pashko”, akorduar nga Instituti Europian Pashko dhe UET, mbështet çdo vit 10 maturantë ekselentë me rrethana ekonomike dhe familjare të pafavorshme, duke i mundësuar pagesën e tarifës së shkollës dhe shpenzimet e jetesës në shumën 25.000 lekë në muaj për 36 muaj

KRITERET

Aplikimet për bursën Pashko për vitin akademik 2017-2018 kanë nisur dhe afati i fundit i aplikimit është sot, datë 10 korrik, në adresën [email protected]

  • Kriteri Akademik: Mesataren më të lartë të maturës shtetërore
  • Kriteri Social: Rrethana ekonomike dhe familjare të pafavorshme

Një dorë për të rinjtë që kanë rezultate të larta në shkollë, por s’kanë mundësi të ndjekin universitetin; studime falas dhe një pagë mujore prej 25 mijë lekësh të rinj për 36 muaj, për të përballuar jetën në kryeqytet. Kjo është bursa “Pashko”, akorduar nga Instituti Europian Pashko dhe UET.

Për herë të parë bursa u akordua vjet nëçelje të vitit akademik 2016-2017, ku ndër dhjetëra aplikime u përzgjodhën 10 maturantë nga gjithë Shqipëria. Ata ishin studentë ekselentë, por me pamundësi financiare ose me histori familjare që e bënin të pamundur vijimin e arsimimit.

Parahistorive, njëra më prekëse se tjera, anëtarëve të komisionit iu duhej të qëndronin të ftohtë dhe të përcaktonin se cili prej tyre e meritonte vërtet këtë bursë, e cila synonte që të ndihmonte ata më të mirët në mësime dhe me prirje të veçanta që do t’i sillnin nesër suksesin.

Me anë të bursës “Pashko”, këta 10 të rinjhodhën hapin vendimtar të jetës së tyre, një hap që ka dhënë rezultate që në vitin e parë.

Ata u bënë pjesë e Universitetit Europian të Tiranës duke zgjedhur degë të ndryshme studimi, porduke krijuar dhe një lloj komuniteti të përbashkët me klubin “Pashko”, ku diskutojnë çdo javë idetë liberale në ekonomi dhe jo vetëm.

Kur u bënë pjesë e kësaj burse këta të rinj ishin në një lloj frike dhe ankthi për të ardhmen e tyre, ndërsa historitë e tyre ishin të dhimbshme, kishin humbur një prind ose i kishin prindërit pa punë, që nuk u siguronin dot arsimin.

Historia e jetës së tyre tashmë ka marrë një kthesë të re; ata tregojnë se gjërat e bukura ndodhin dhe ky është rasti për të rrëfyer për mrekullitë e vogla që bëjnë ndryshime të mëdha në jetën e një njeriu.

“Unë studente e “Pashko”-s Rrëfimet e studentëve, një vit më pas

Anxhelina Mile

Unë vij nga fshati Vreshtas i rrethit të Korçës. Familja ime përbëhet nga mami dhe tre motrat e mia. Për arsye ekonomike, mundi dhe përkushtimi i studimeve, nuk do të kishin vijimësi, por arsimimi nuk ngeli pezull dhe dëshira për t’u arsimuar, nga e pamundura, u bë e mundur. Kjo falë organizatës WorldVision të cilët me përfshirjen në aktivitete të ndryshme dhe përkrahjen e tyre, më bënë pjesë të Shkollës Dimërore për maturantë në Universitetin Europian të Tiranës. Lidhjet vazhduan kështu duke u bërë aplikante e bursës “Pashko”, e cila më ndryshoi jetën dhe më dha drejtimin e duhur për t’u arsimuar në një ndër universitetet më prestigjioze në Shqipëri. Tanimë gëzoj tri vite të plota studimi dhe mbulimin e nevojave jetësore në Tiranë. Eksperiencën time në UET do e krahasoja me foshnjën që porsalind dhe bëhet pjesë e familjes. Unë, sapo hyra ne UET, u bëra pjesë e një familjeje të madhe, ku rritja akademike, mbështetja emocionale, përkrahja, komunikimi dhe energjitë që më shoqëruan gjatë këtij viti, ishin ndjesi që individi i merr në familje. Unë i përjetova këto ndjesi qysh me fillimin dhe mbarimin e këtij viti akademik2016-2017. Për mua UET-i është vendi ku pranohesh dhe rritesh maksimalisht nga një staf akademik të cilët realisht janë më të mirët.

Ada Kacmoli

Vij nga qyteti i Durrësit dhe studioj Marrëdhënie me Publikun në UET dhe jam një nga fitueset fatlume të bursës “Pashko” për vitin 2016. Të jesh fituese e një nisme të tillë është realisht bekim i madh e sidomos kur vihet në zbatim për herë të parë si model akademik. Jeta ime që pas nisjes së studimeve ka ndryshuar rrënjësisht. Jam zhvendosur me mamin tim këtu në Tiranë duke i mbuluar shpenzimet nga paga mujore që është e përfshirë në bursë. Kur e pranova faktin që jam një fëmijë i birësuar ma bëri më të lehtë përballjen me jetën. Unë jam me fat që kam një mama që më ka rritur e më do shumë dhe fati deshi që të “birësohesha” për herë të dytë, pasi m’u dha mundësia e studimeve me bursën Pashko në UET. Është një privilegj i jashtëzakonshëm, një bekim nga Zoti! Një ëndërr e bërë realitet, për të bërë krenar dy prindërit e mi, njërin në qiell dhe mamin këtu pranë meje.

Elda Dedja

Studioj në degën Komunikim Dizajn dhe jam një nga fituesit e bursës “Pashko” për vitin 2016. Për mua, bursa “Pashko” është një nga mundësitë më të mira që më është paraqitur në jetë, për të realizuar ëndrrat që kam thurur për veten. Gjatë një viti në UET, kam mësuar se këmbëngulja, dëshira për të mësuar dhe guximi për të ndjekur ëndrrat e tua, shpërblehen. Jam e lumtur dhe mirënjohëse për faktin që sot mund të them me krenari se jam një ndër fituesit e bursës “Pashko”. Një bursë e cila po më ndihmon mua dhe miqtë e mi, të arsimohemi në një shkollë ku mësimdhënia është e një niveli të lartë. Një shkollë të cilën, nëse nuk do të ishte për këtë bursë, nuk do të mund ta ndiqja. Si një fëmijë i rritur me një prind, mundësitë ekonomike kanë qenë të pakta por dëshira për të mësuar dhe për të qenë më mirë se dje, mundësuan të qenit këtu ku jam sot. Padyshim, ka ende nevojë për shumë punë dhe përkushtim, ky është vetëm fillimi. Jam e lumtur që në UET, kam gjetur jo vetëm mbështetje morale dhe financiare, por edhe mundësinë tepër të vlefshme për t’u formuar profesionalisht, meqenëse aktualisht kam mundësinë të jem pjesë e një intership-i në zyrën e Marrëdhënieve me Publikun. Bursa “Pashko” është për mua, dëshmia më e bukur, se puna dhe pasioni, shpërblehen!

Gëzim Cako

Studioj për Informatikë Ekonomike dhe jam fitues i bursës “Pashko” për vitin akademik 2016, një mundësi që m’u dha pas shumë përpjekjesh.Në fundin e vitit, ku të gjithë bëjnë bilancin e arritjeve profesionale, unë kam nderin të them që kam patur shansin të mësoj nga profesorët më të kualifikuar dhe më në zë në fushën e ekonomisë dhe teknologjisë. Përveç anës akademike kam patur privilegjin të marr pjesë në aktivitete të ndryshme si dhe të angazhohem në struktura të tjera të universitetit. Aktualisht jam pranë zyrës së Mapo Image, ku mund të ushtroj profesionin që në bankat e auditorit, drejt një rruge për formimin tim profesional. Kamardhur nga një jetë shumë evështirë. Mua më ka lënë babai në një moshë shumë të vogël, 2-vjeçare, dhe jam rritur sëbashku me motrat dhe mamin. Kemi patur probleme financiare, por probleme edhe më të mëdha, ne ishim familje e ngujuar dhe i vetmi burim për të ardhurat ishte mamaja jonë, ajo na ka ushqyer me frymën e dijes dhe duke na dhënë besim se do dalë dikush që t’i vlerësojë aftësitë e tua. Fillimisht kur erdha në UET, hezitoja ta thoja historinë time, sepse ishte shumë e ndërlikuar dhe nuk pritej ç’mund të sillte, por vendosmëria dhe dëshira për të mësuar, për të bërë diçka me veten time, më bëri që të aplikoja dhe t’i ndaja me dikë vështirësitë e mia. Universiteti Europian më pranoi dhe më ndihmoi duke më mbështetur financiarisht dhe moralisht, gjë e cila më ka bërë që gjithë vështirësitë, t’i konvertoj në dëshirë për të mësuar.

Desara Ustia

Jam studente në Fakultetin Juridik, Universiteti Europian i Tiranës. Kur sjell në mendje kontaktet e mia të para në UET kujtoj Desarën e para një viti ndërsa bashkonte mes pasigurisë certifikatat e leadership-it, çmimeve, referencave, vërtetimin e asistencës sociale, dhe listën e notave për të bërë të mundur plotësimin e aplikimit të Bursës “Pashko”.Dhe më pas kujtoj momentin e paharrueshëm të dorëzimit të kësaj burse nga Dekania e Studentit, znj. AnisaSubashi. Moment i cili, për të thënë të vërtetën, u bë shkaku i një serie ndryshimesh sferike në jetë time individuale, personale dhe atë shoqërore. Sapo kam filluar studimet në UET jam bërë gjithashtu pjesë aktive e klubeve studentore si Klubi i Juristëve, i Sociologjisë “MaxWeber”, i Filozofisë“Russell”, Klubin e Debatit “Pashko”, si edhe anëtare e Rrjetit të Ekselencës. Falë këtyre angazhimeve aftësitë e mia iniciuese, organizuese dhe drejtuese kanë kaluar në nivele të larta dhe gjithashtu më kanë bërë të gatshme për të marr pjesë në organizime rinore ndërkombëtare. Aktualisht jam përzgjedhurnga “The YouthAtlanticTreatyAssociationofSpain”, organizatë e cila transmeton vlerat  e NATO-s, si pjesëmarrëse në “YouthMediterraneanDialogue”, Madrid. Për mua UET është një oqean mundësish edhe për ata studentë të cilët gjithçka e fillojnë nga zero. Në UET fiton vetëm më i miri!

Mikaela Llalla

Besoj që të gjithë e kemi dëgjuar shprehjen se çdo eksperiencë lëgjurmë ose në të tashmen, ose në të ardhmen, ose në palimpsestin e jetës. Përsa i përket eksperiencës sime në UET, mendoj që iu përket të tria këtyre sekuencave që në tërësi formojnë jetën e një njeriu. E dini pse ?! Sepse tashmë për realitetin në të cilin jetojmë, arsimimi është bërë i pashmangshëm dhe përcaktues në formimin tonë, qoftë edhe minimal. Prandaj një investim i mirë mund t’ju japë në jetë një çelës nëpërmjet të cilit mund të hapni ato dyer të cilat ju përshtaten. Duke patur këto parime në mendje kam investuar gjatë këtij viti, e motivuar ndër të tjera nga mundësia për të punuar, për t’u vlerësuar meritokracisht. Normal sikurse në çdo proces ka firo, gjë që rregullohet për aq kohë sa vetë organizimi administrativ e ka gjithmonë në vëmendje cilësinë e mësimdhënies dhe nxënies, prandaj gjatë gjithë vitit zhvillon fokus-grupe nga të gjitha degët dhe vitet akademike. Dua të citoj një shprehje të MartinLuterKing“Jepuni njerëzve lirinë dhe do ta shihni se sa shpejt do t’i korrin frytet e saj”. Pra kërkesa kryesore për dikë që ka vizion dhe do të punojë është mjedisi dhe liria, prandaj mendoj që kjo ka qenë dhe një nga arsyet e rezultateve, jo vetëm atyre numerike por edhe atyre sociale.

Antonela Bregu

Është emocion i veçantë të përshkruash diçka që lë gjurmë të thella. Kam arritur të kuptoj se në jetë bekimet dhe privilegjet vijnë atëherë kur më pak i pret. Për mua surpriza më e madhe e fatit, kur UET më hapi një derë lumturie nëpërmjet dhënies së bursës “Pashko”, dhe kjo më bëri të besoj që mrekullitë ekzistojnë. Më besoni, ishte lajmi më i bukur që kisha marrë ndonjëherë. Si një nxënëse e shkëlqyer gjatë gjithë procesit të edukimit tim, aspirata ime primare ka qenë vazhdimi i arsimit të lartë në një universitet prestigjioz. Pavarësisht mundësive jo shumë të përshtatshme ekonomike, unë gjithmonë besoja se mundi dhe sakrificat e njerëzve në një moment shpërblehen. Por të jem e sinqertë të qenit pjesë e Universitetit Europian kishte qenë vetëm ëndërr e imja. Falë stafit të mrekullueshëm të tij, unë u përzgjodha për të qenë fituese e kësaj burse që më ndryshoi jetën. Jam e lumtur dhe krenare për rezultatet e mia dhe eksperiencën e deritanishme në UET.

Etleva Xhabija

Në jetë ti ke një rol të caktuar për të gjithë personat që takon. Disa do të testojnë, të tjerë do të përdorin, të tjerë do të duan dhe të tjerë do të mësojnë. Por ata të cilët janë më të rëndësishmit, janë ata që nxjerrin në pah të mirën tënde. Janë ata persona të rrallë që të kujtojnë ty se përse jeta është e bukur të jetohet”. I citova ato rreshta më lart për të shprehur mirënjohje dhe respekt për UET dhe veçanërisht për z. Çili. Falë bursës “Pashko” unë sot realizoj një ëndërr. Studioj, nesër bëhem dikushi dhe sot jam pjesë e universitetit më të mirë në Shqipëri. Bursa “Pashko” është e vetmja bursë e plotë studimi në Shqipëri, në të gjitha drejtimet, që i akordohet një studenti. I jep atij mundësinë të studiojë e jetojë. Të jetë pjesë e një universiteti prestigjioz si UET. Kjo bursë jo vetëm që ngre lart e nderon emrin Pashko, por është mbështetja më e madhe e çdo studenti ekselent i cili do të studiojë pavarësisht kushteve financiare. Në të përfshihen jo vetëm taksa zero e universitetit, por akordohet edhe një shumë të hollash mujore të cilat mundësojnë një jetesë normale të studentit.

Desara Fekaj

Studioj për psikologji. Universiteti Europian i Tiranës më ofroi bursën “Pashko” dhe një pagë mujore prej 25.000 lekësh të rinj. Që në momentin që unë fitova bursën “Pashko” jeta ime ndryshoi rrënjësisht. Unë u shpërngula në Tiranë bashkë më mamin tim, dhe tani jetoj këtu. Përveç mësimeve në UET, unë marr edhe eksperienca pune, këtu në UET, te Zyra e Pranimeve.

Historia ime ishte shumë e vështirë. Jam rritur pa besim në vetvete pasi babai im më kishte mohuar, nuk më dha as mbiemrin e tij. Mami u përkushtua gjithë jetën vetëm për të më rritur mua dhe më ka mbështetur në çdo gjë. Sot jam e lumtur që t’ia shpërblej duke studiuar shumë dhe duke u bërë një njeri i mirë.

Teuta Shabani

Pasi fitova këtë bursë u ndjeva shumë e lumtur, jo vetëm që do vazhdoja një universitet, por edhe që do të studioja në një ndër universitetet më të mira. Dega që zgjodha për të vazhduar ishte juridiku, një degë sa e vështirë po aq edhe e bukur për të studiuar. Të fitosh bursën “Pashko” nuk i ndodh të gjithëve prandaj ndihem dhe e bekuar për këtë fakt. Gjatë këtij viti në universitet mund të them se ia kam kaluar shumë mirë. Krijova shoqëri me shumë njerëz që tani janë pjesë e rëndësishme imja, pedagogët ishin shumë të mirë pra të gjitha çfarë kisha dëgjuar për Universitetin Evropian të Tiranës ishin të vërteta madje më mirë nga ç’mund ta imagjinoja unë. Dëshiroj të bëj më shumë në jetë,të bëhem një gjykatëse e zonja dhe e aftë.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Rreshtimi pro amerikan i elitës politike shqiptare

Nga Ervis Iljazaj Kush kishte dyshime se politika amerikane do të ndryshonte...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.