10 rregulla për të evituar “kurthet” on-line të blerjeve apo rezervimeve

 

Jo në pak raste ndodh që blerjen apo prenotimet on-line të shfaqin problematika. E në këtë rast, ekzistojnë disa procedura bazë që të mundësojnë të evitosh rrezikun e rënies në “kurthet” më të përhapura në botën e blerjen apo prenotimeve on-line.

1-Bëj rezervime apo blerje vetëm në faqe të mbrojtura nga sisteme sigurie, që njihen nga një simbol i çelësit të mbyllur në vendin ku shkruhet adresa.

2-Krahaso ofertat e ndryshme para se të vijosh me blerjet. Kërko online më shumë detaje për reputacionin e shitësit.

3-Mos u nxito: Shumë faqe luajnë me komunikimin emotiv dhe nuk është rasti të kushtëzohesh

4-Mos i zër besë ofertave ekstremisht favorizuese, mund të jetë faqë që “luajnë” me detyrimet fiskale ose që shesin produkte me origjinë të paqartë.

5-Mos u tërhiq nga skontoja (ulja e çmimit): Bëj pyetjen vetes gjithnjë nëse po blen atë për të cilën ke realisht nevojë.

6-Verifikon gjithnjë çmimin përfundimtar: Duhet të jetë një total i dërgesës me kostot e tjera shtesë.

7-Kontrollo datën e dorëzimit në mënyrë që të jesh i sigurtë që porosia jote të arrijë në kohë.

8-Printo gjithnjë një kopje të porosisë dhe të faqes që përmban ofertën dhe ruaji dokumentet në rast të kontestimeve të mëvonshme.

9-Zgjidh të bësh pagesën me kartë krediti të parapaguar ose PayPal. Evito dhënien e password-eve apo të dhënave të tjera personale përmes e-mailit.

10-Kujtohu që për blerjet online vlen e drejta e kthimit në një afat 14 ditor nga dita e dorëzimit

Shkruar Nga
More from Redaksia

Ekzekutohet ‘koka’ e mafias greke, shoku i Alket Rizait

    Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Athinë, ku...
Read More