“10 urdhnimet”, në skenën e teatrit “Migjeni”

rita_gjeka_faqe_19-2-_10

Monodrama “10 urdhnimet”, është ngjitur për publikun në skenën e Teatrit “Migjeni”, në Shkodër nën interpretimin e aktores së mirënjohur Rita Gjeka. Një vepër e autorit Roberto Benini, shfaqja erdhi nën regjinë e Dritan Sulejmanit dhe synon të ndërgjegjësojë dhe të japë mesazhe paqeje e dashurie, duke e lidhur edhe me ngjarjet e ditëve të fundit që po ndodhin në botë ku po vriten mijëra të pafajshëm. Gjithashtu, një tjetër apel i përcjellë nën interpretimin e aktores Gjeka është edhe thirrja për ndalimin e disa veseve të shoqërisë sonë si tradhtia, smira, lakmia etj. Monodrama “10 urdhnimet” do të rivihet në skenën e Teatrit “Migjeni” edhe të dielën në orën 18.00. Kjo është monodrama e dytë me të cilën aktorja e njohur nga Shkodra Rita Gjeka prezantohet para publikut, duke marrë vlerësime. Gjatë këtij viti ajo riktheu në skenë dhe monodramën “Seks?!!!T’falemnders, sa me e provu”. Vepra e shkruar nga Dario, Franca e Jacopo Fo këtë herë ishte përzgjedhur nga artistja shkodrane për të qenë në skenë si një formë proteste. Për shkak të rikonstruksionit që pati përfshirë tetarin “Migjeni” të Shkodrës, monodrama u shfaq për publikun në Qendrën Rinore Arka të qytetit, ku dhe këtë herë shfaqja me regji nga Merita Smaja dhe interpretim nga Rita Gjeka rrëmbeu plot duartrokitje. Kjo ka qenë një nga veprat, e cila nuk ka munguar dhe në skenën e Tiranës dhe gjithmonë sipas aktores me mesazhe të rëndësishme në shoqëri. Aktorja që dhe këtë herë para publikut erdhi me këtë vepër që mban emrin e autorëve të njohur, duke shtuar më tej se zëri i femrave pak dëgjohet. “Në parlament na përfaqësojnë përdhunuesit në çdo kuptim të fjalës. Zëri i jonë duhet të ngrihet çdo ditë”, ka pohuar më parë aktorja. Por një tjetër moment të veçantë shënon kjo vepër për aktoren shkodrane. Si mund të mbahet gjallë pasioni? Si mund të jetojë gjatë një dashuri? Autorët Dario, Franca e Jacopo Fo kërkuan t’u jepnin përgjigje këtyre pyetjeve, duke shkruar një nga monodramat më të ndjekura vitet e fundit në teatër “Seks?!!!T’falemnders, sa me e provu”. Me këtë vepër aktorja Rita Gjeka ishte së fundmi dhe në Itali. Ajo mban gjatë gjithë shfaqjes tensionin e një njeriu në kërkim të pasioneve të forta njerëzore. Njeriu në jetë kurrë nuk flet për marrëdhënien e tij intime, e kjo bëri që autorët të sjellin nëpërmjet kësaj monodrame këtë fakt, pra si të jemi të sinqertë me veten, si të kuptojmë çfarë na bën të lumtur, si të dimë ta arrijmë lumturinë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Xi Jinping, lideri më i fuqishëm kinez që nga Mao Zedong

Partia Komuniste e Kinës ka votuar për të ruajtur ideologjinë e Xi...
Read More