“100 Fustanet”, në skenën e Metropolit për publikun


fustane_faqe_19-2

Shfaqja “100 Fustanet” prezantohet sonte në mbrëmje në skenën e Teatrit Metropol. Vepra e shkruar nga Eleanor Estes dhe me regji nga Jonida Beqo, trajton tematikën e vetmisë, përfshirjen sociale, anti-bullizmin, kurajon, faljen, konsumerizmin, etj. “Tashmë është misioni ynë i vazhdueshëm! Në kohë dhe me produksione konkrete edukimi me teatër. Edukimi përmes teatrit është një mekanizëm dinamik dhe produktiv. Përgjegjësia dhe cilësia e produktit që ofrojmë për publikun më të rëndësishëm i cili nesër do të jetë ai që teatrin do ta ketë pjesë të rëndësishme të kulturës dhe zgjedhjes së tij. Një premierë për të rinjtë të cilët teatri do t’ju vlej”, thuhet në njoftimin e këtij institucioni për këtë shfaqje teatrore. Në qendër të veprës, Uanda Petronski është një adoleshente e vetmuar që dëshiron të bëhet shoqe me bashkëmoshatarët. Familja e saj, ka emigruar nga Polonia në vitin 1930, në një qytet të vogël amerikan dhe kështu përshtatja në shoqëri nuk është aq e thjeshtë. Disa nga shoqet e saj të klasës, e vënë vazhdimisht në lojë, e përbuznin për fustanin e vetëm që ka dhe për prejardhjen. Madi, një vajzë tjetër në klasën e saj, kupton që kjo nuk është sjellja e duhur me Uandën. Çdo ditë vajzat e pyesin Uandën se sa fustane ka në shtëpi dhe ajo përgjigjet “njëqind”. Vajzat qeshin dhe e tallin. Ky ngacmim filloi të bëhej i përhershëm dhe shumë i bezdisshëm. Një ditë Uanda vendos të mos shkojë më në shkollë. Madi ndihet fajtore për këtë gjë dhe kupton që është po aq bashkëfajtore sa edhe shoqet e tjera të klasës me Uandën, pasi nuk ka reaguar kundër padrejtësisë që ka dëshmuar çdo ditë. Ajo vendos t’i shkojë Uandës në shtëpi dhe përballet me një gjetje të çuditshme. Në murin e dhomës së Uandës ishin varur “100 fustane” të vizatuara me dashuri. dedikuar secilës prej shoqeve të saj të klasës, pavarësisht nga sjellja e tyre. Në rolet e shfaqjes që sjell dhe nuanca të komedisë janë aktorët Klea Rondo, Algiona Aga, Brikena Hoxhalli, Deljana Topulli, Xhuljano Brisku, Donald Shehu, Klesta Shero, Vilma Hodo, Kastriot Ramollari dhe Aldi Hysotoçi. Premiera zgjat rreth 1 orë dhe do të shfaqet në sallën “Çehov” në Teatrin Metropol, ku skena dhe kostumet e shfaqjes janë realizuar nga Ina Elezi, as/ regjisor Edvin Mustafa.

Shkruar Nga
More from Revista User

Simboli i Londrës Big Ben do të “hesht” për 4 vjet

Për më shumë se 150 vjet, Big Ben nuk ka reshtur kurrë...
Read More