100 shqiptarët më popullorë online

Studimi i Departamentit të Komunikimit të UET bën klasifikimin e 100 personave më të ndjekur në rrjetet sociale dhe i jep përgjigje pyetjes se ku ndahen e ku priten hapësira publike tradicionale me atë virtuale në terma të personazheve dhe figurave kryesore që ato prodhojnë

“Rama do ti rrisë pensionet, e pashë në internet..”, “ E pe ca tha Enca për Nozin… e ka nxjerrë Ermali”, “ç’i ka punu Berisha Saje qorrit, i ka nxjerrë malet me cannabis”… “Muç Nano e boni helaq Skënderbeun…”. Këto e të tjera “sihariqe” të këtij lloji i gjen në bisedat midis njerëzve të grupmoshave të ndryshme në Shqipëri, nga adoleshentë te 70-vjeçarët. Shumica ka akses në rrjetet sociale dhe kryesisht në facebook. Ka pak njerëz të moshës madhore në Shqipëri, që nuk e kanë një profil në facebook, e aty gjejnë informacione nga më të ndryshmet që iu vijnë nga politikani më i rëndësishëm e deri te “VIP-i” më pak i ndjekur në rrjetet sociale.

Nga 2911000 njerëz që banojnë në Shqipëri, 1932024 janë përdorues të rregullt të internetit dhe nga këta 1400000 kanë një profil të hapur në Facebook . Rrjeti i dytë më i ndjekur ishte Instagrami, me gati gjysmën e personave që gjenden në Facebook, 680.000 dhe më pas vjen Tëitter dhe rrjetet e tjera.

Politikanë, gazetarë, artistë e figura të tjera publike s’e kanë pasur kurrë më parë më të lehtë komunikimin me audiencën e tyre. Kurrë më parë nuk e kanë pasur më të lehtë për të kuptuar se sa pëlqehen dhe prej cilës kategori të shoqërisë pëlqehen. Janë rrjetet sociale që e garantojnë këtë për këdo.

Kanë ndryshuar kaq shumë kohët. Dikur gjithçka merrej vesh kryesisht përmes mediave të shkruara sepse edhe mediat vizive ishin të kufizuara. Jo më shumë se 10-15 vjet më parë, lajmet mbërrinin tek audienca përmes gazetave dhe televizioneve të pakta që ekzistonin. Gjithçka duhej kërkuar për të hulumtuar se sa ndiqen në publik kërkohej përmes tirazhit të gazetave. Tani është kaq e thjeshtë dhe pa kosto.

Shqipëria e pasqyruar përmes një këndvështrimi analitik online, është thelbi i një studimi të kryer nga departamenti i Komunikimit në Universitetin Evropian të Tiranës. Studimi i kryer nga pedagogët Irena Myzeqari, Lorena Licenji, Albana Nexhipi dhe Alket Braho, sjell të dhëna mjaft interesante sa u përket profileve publike më të ndjekura në vend. Ermal Mamaqi është i preferuari i shqiptarëve. Me më shumë se 2 milionë pëlqime ai lë pas në renditje emra si Edi Rama, Sali Berisha e Bleona Qerreti, të gjithë figura të dashura për publikun shqiptar, duke u bazuar te like-t.

Ka një klasifikim të personave më të pëlqyer në katër kategori. Politikanë, ku janë studiuar vetëm politikanë. E dyta është Individuum, ku janë renditur Gazetarë, opinionistë, liderë fetarë apo edhe studiues e akademikë. E treta është Art-Sport, ku janë renditur artistë e sportistë. E katërta, Entertainment, ku përfshihen ata persona që shquhen apo janë të famshëm “pa asnjë arsye”.

Vlen për t’u theksuar se këto kategori janë thjesht orientuese dhe mund të ketë vend për diskutim nëse një profil i përket plotësisht kategorisë ku është vendosur apo mund të jetë në dy vende njëkohësisht.

Sa i përket preferencave mbi rrjetet sociale shqiptarët mbeten besnikë të Facebook, ndërsa Instagrami renditet i dyti me një numër të përgjysmuar ndjekësish krahasuar me të parin. Një pasqyrim objektiv, i bazuar në të dhëna të verifikueshme, vjen përmes studimit të UET. Hallka e parë e studimit përfshin mbledhjen dhe nxjerrjen e të gjithë personave me numrin më të lartë të pëlqimeve në Facebook. Pas evidentimit, hapi i dytë analizon personazhet se në cilat kategori ato bënin pjesë dhe së fundmi, renditja e tyre nga personi më i pëlqyer tek ai me më pak, duke ndalur numërimin te 25, shifër e cila përmbyll edhe klasifikimin për secilën nga kategoritë. Ndarja në kategori ishte hapi më i rëndësishëm i punimit duke qenë se kjo nënkupton analizimin e faqes por edhe postimeve të secilit prej personave dhe gjetjen edhe të përbashkëtave midis tyre.

Sa i përket ndarjes në kategori, te Politika është në krye të klasifikimit Edi Rama, i ndjekur nga Sali Berisha e më pas Erion Veliaj e Lulzim Basha. Te kategoria Individuum, në krye të klasifikimit është Elvis Naçi, i ndjekur nga Olti Curri. Te kategoria Art-Sport në krye të klasifikimit është Bleona Qerreti e ndjekur nga Alban Skënderaj dhe në kategorinë Entertainment, në krye të klasifikimit është Ermal Mamaqi, i ndjekur nga Luana Vjollca, Angela Martini, Bes Kallaku e të tjerë pas tyre.

Top Ten
1.Ermal Mamaqi 2067285
2.Edi Rama 1124392
3.Sali Berisha 1066951
4.Bleona Qerreti 965565
5.Alban Skenderaj 931199
6.Elvana Gjata 925134
7.Xhensila Myrtezaj 886363
8.Luana Vjollca 840466
9.Angela Martini 835967
10.Eni Koci 741487

SHKRIMIN E PLOTE DHE KLASIFIKIMET I GJENI NE REVISTEN MAPO NE VERSIONIN PRINT

Në këtë numër të revistës Mapo Do të gjeni edhe një intervistë me deputeten e PD-së Rudina Hajdari, shkrimin ‘Ristrukturimi i administratës dhe kleçka e ligjit “Për nëpunësin civil”’, dosierë dhe të tjera materiale mjaft interesante.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

E djathta nuk është çështje arnimesh kaotike, por ide koherente nga fillimi në fund

Nga Fitim Zekthi Pas një zbehjeje të dallimeve ideologjike mes partive politike...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.