100 të zhdukur në brigjet e Libisë

Më shumë se 100 emigrantë besohet se janë zhdukur pas përmbytjes së anijes së tyre në perëndim të Libisë, theksoi zëdhënësi i marinës libiane, duke cituar të mbijetuarit.

Sipas gjeneralit, Ayoub Kacem të paktën shtatë të mbijetuar janë gjetur në det nga forcat e shpëtimit.

Kacem nuk ishte në gjendje të jepte më shumë detaje për mbytjen, që ndodhi në brigjet e Sabrathas, që ndodhet në perëndim të Tripolit.

Javën e kaluar, më shumë se 3000 emigrantë janë shpëtuar nga rojat bregdetare, ndërkohë që rreth 2000 të tjerë kanë arritur në Itali.

Shkruar Nga
More from Revista User

Bangladeshi akuzon Mianmarin se po i’a cënon hapësirën ajërore

Autoritetet e Bangladeshit i kanë bërë thirrje, të dërguarit të Mianmarit, për...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.