“100,000 do të vdesin vetëm për një javë”, paralajmërimi i hidhur mbi luftën e Koresë së Veriut

Lufta me Korenë shkakton qindra mijëra të vdekur brenda javës

Ekspertët paralajmërojnë se një luftë eventuale me Korenë e Veriut do të shkaktonte vrasjen e qindra mijëra njerëzve në një javë dhe zhvendosjen e miliona refugjatëve në drejtim të Rusisë dhe Kinës, raporton Daily star.

Profesori Malcolm Chalmers në një studim të titulluar “Përgatitja për luftë me Korenë” ka detajuar pasojat e tmerrshme të një konflikti të mundshëm.

Sipas tij, Koreja e Veriut do të mund të përdoru 10,000 copë artileri dhe qindra raketa në luftë.

Ky arsenal do të hidhet në krye të kryeqytetit të Koresë së Jugut Seul – duke shkaktuar sasi të mëdha të viktimave.

Po ashtu, sipas profesorit Chalmers paralajmëroi se “miliona refugjatë” do të mbeteshin të zhvendosur nga lufta – duke ikur në vende të tilla si Rusia dhe Kina.

Ai shtoi se edhe një armë e vetme bërthamore e përdorur nga Kim mund të rris numrin e të vdekurve në një shumëshe me gjashtë shifra.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ingrit Gjoni është rikthyer në supër-formë

Ingrit Gjoni është rikthyer në super-formë. Ajo ka ekspozuar në plazh trupin...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.