102 drejtues mjetesh kalojnë në sitën e kontrollit të policisë, 93 gjoba gjatë fundjavës

gjoba_1

Plot 102 drejtues mjetesh në kryeqytet kanë kaluar në sitën e kontrollit të policisë rrugore fundjavën që lamë pas.

Si rezultat i shkeljeve të konstatuara, 9 prej tyre kanë përfunduar në pranga, ndërsa për 93 të tjerë janë vendosur gjoba.

Shërbimet e patrullës gjatë fundjavës janë përqëndruar në zona të ndryshme të kryeqytetit duke zhvilluar kontrolle me Radar për matjen e shpejtësisë si dhe Drager për testet e alkoolit.

Të arrestuarit, 8 janë për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 1 shtetas për drejtim automjeti pa leje drejtimi.

Sakaq janë janë ndëshkuar me masa administrative:

-40 drejtues mjetesh me masë Administrative Plotësuese për drejtim mjeti pa vendosur rripin e sigurimit.

-31 drejtues mjetesh me masë Administrative Plotësuese për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

– 20 drejtues mjetesh me masë Administrative Plotësuese për drejtim mjeti, me shpejtësi tej normave të lejuara.

-2 drejtues mjetesh me masë Administrative Plotësuese për drejtim mjeti në sens të kundërt me atë të lëvizjes.

Policia Rrugore e Tiranës deklaron se do të vazhdojë të zbatojë me rigorozitet kodin rrugor me qëllim rritjen e parametrave të Sigurisë Rrugore.

Shkruar Nga
More from Revista User

Kriza emigracionit: Italia kërcënon dhe kërkon ndihmë

Numri i migrantëve në Detin Mesdhe rritet. Italia kërcënon tani me kontrolle...
Read More