105 vjetori i Pavarësisë, festa e shqiptarëve nëpër botë

Jo vetëm në Shqipëri kanë nisur festimet zytare për festat e 28-29 nëntorit. Për ditën e Pavarësisë, shqiptarët në bibliotekën Mozgetti Borgetti në Macerata festuan siç i ka hije këasj dite.

2-1

Picture 1 of 5

Festimi i kësaj date bashkoi edhe fëmijët e shqiptarëve të lindur në Itali, duke kënduar në gjuhën e tyre amtare, duke recituar kreativitetin e poetëve shqiptarë të Rilindjes duke ruajtur rrënjët e identitetit kulturor.

Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, është pritur me festime dhe në Boston. Festimet e organizuara nga Qendra Rinore Shqiptare atje, u valëvit flamuri shqiptar, u këndua, dhe u kërcyen valle tradicionale shqiptare si dhe u organizuan shfaqje teatrore nga amatorë dhe profesionistë në komunitetin shqiptaro-amerikan.

Më 28 nëntor 1443, heroi legjendar Gjergj Kastriot Skënderbeu mblodhi popullin dhe ngriti flamurin e kuq dhe të zi në ankandin e Kështjellës së Krujës. Data 28 nëntor 1912, mbahet festa e flamurit kombëtar shqiptar, që shënoi pavarësinë e vendit nga Perandoria Osmane pas pesë shekujve pushtim.

Shkruar Nga
More from Revista User

Dallimi mes dashurisë dhe seksit…

Dashuria dhe seksi nuk janë e njëjta gjë. Dashuria është një emocion...
Read More