105 vjetori i Pavarësisë, kryeministri Haradinaj anulon vizitën në Vlorë

Papritur është mësuar se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk do të jetë pjesë e aktiviteteve në kuadër të 105 vjetorit të Pavarësisë. Mediat kosovare shkruajnë se kabineti i Haradinaj është detyruar që të anulojë vizitën e tij bashkë me dy qeveritë në Vlorë për t’u kthyer në Kosovë.

Gjithashtu bëhet me dije se kryeministri Haradinaj është kthyer në Kosovë sepse sot do të takohet me një zyrtare të lartë të shtetit amerikan, konkretisht me zëvendës-ndihmës sekretaren amerikane të Mbrojtjes, Laura Cooper.

Në aktivitetet e Vlorës do të marr pjesë vetëm presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ndërsa atij në Tiranë do t’i organizohet një pritje shtetërore nga presidenti Ilir Meta.

Dje në Korçë është mbajtur mbledhja e dy Qeverive ku janë nënshkruar 13 marrëveshje me interes për të dy shtetet, ndërsa është vendosur që mbledhja e ardhshme të mbahet në qytetin e Pejës.

Shkruar Nga
More from Revista User

Qeveria premton dëmshpërblim për të dëmtuarit

Kryeministri Edi Rama ka premtuar dje se qeveria do të zhdëmtojë të...
Read More