105-vjetori i policisë/ Rama nderon sot 4 drejtorë. Ja kush janë…

 

Në 105-vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit është vendosur të mbahet në Lezhë një aktivitet, ku do të vlerësohen me çertifikata katër drejtorë policie.

Në aktivitetin ku do të marrin pjesë kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm do të nderohen me nga një certifikatë drejtori i Policisë së Tiranës Ardi Veliu; drejtori i Policisë së Durrësit Alfred Çepe, drejtori i policisë së Shkodrës Gjovalin Loka dhe drejtori i komanduar i policisë së Elbasanit Altin Qato.

Një tjetër zhvillim që pritet të ndodhë sot gjatë aktivitetit në Lezhë sipas burimeve, është edhe emërimi i drejtorit të ri të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, që do të pasojë Haki Çakon.

Mësohet se kanditaturë e mundshme është edhe Sokol Bizhga, i cili i plotëson kriteret pasi ka mbi 18 vite në polici pa shkëputje dhe mban prej vitesh gradën drejtues i parë.

Bizhga ka që prej të premtes që shoqëron ministrin Xhafa në Lezhë.

Bizhga është përfolur edhe si kandidat për postin e drejtorit për rendin e sigurinë publike. Aktualisht Bizhga është drejtor i Forcave lëvizëse Operacionale.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Dorëhiqen ministrat teknikë, kompetencat ju kalojnë zëvendës ministrave

Tre muaj pas marrëveshjes “Rama-Basha”, ministrat teknikë të Partisë Demokratike bënë aktin...
Read More