11 fakte që nuk i keni ditur mbi modelet e Victoria’s Secret

Janë ndër modelet më të përfolura, ashtu sikurse pasarela e tyre premton gjithmonë spektakël. Victoria’s Secret tërheq ëndrrat e shumë aspiranteve për modeling, e jo pa faj. Sikur të mos mjaftojë fama që mbart ky emër, fitimet për ‘ëngjëjt’ e VS janë nga më marramendëset.

Gigi dhe Bella Hadid, Kendall Jenner e shumë supermodele të tjera presin me padurim të shënojnë histori në spektaklet e Victoria’s Secret, por jo gjithçka shkëlqen aq shumë në prapaskenat e këtyre shfaqjeve. Edhe pse për shumë, një profesion i tillë konsiderohet pothuajse i papërfillshëm, shkelja në pasarelë është ndër sfidat më të vështira për të apasionuarit pas botës së spektaklit në tërësi. Çfarë iu duhet ‘ëngjëjve’ të kalojnë para se të përballen me publikun?
1. Duhet të praktikohen mbi taka, në mënyrë që të mos kenë asnjë kontakt me pluhurin.

2. Në varësi të paraqitjes, vajzat veshin një shtresë të hollë ngjyrë mishi poshtë të brëndshmeve.

3. Sipas dëshirës, vajzat kanë të drejtë të vendosin mbushje nën reçipeta.

4. Stilistët qendrojnë të ndarë në grupe në të dyja anët e pasarelës, për të rregulluar në kohë reale çdo problem të mundshëm.

5. Ndosh shpesh që veshjet të grisen, pikërisht në momentin që modelet janë duke i veshur.

6. Modelet qendrojnë me orë të tëra në karrige duke u grimuar, ndërsa flasim për një skuadër prej 32 grimierësh dhe 32 parukierësh.

7. Çdo vajzë, edhe ato me flokë të shkurtër, vendos zgjatime. Jo për gjatësi, por për të shtuar dendësinë.

8. Modelet duken super-bronz, sepse kalojnë një proçes të tërë grimi të trupit, nga koka tek këmbët.

9. Modelet nuk prekin veshje, kur vjen puna tek vetë të veshurit. Një skuadër e tërë stilistësh vihet në punë, për t’u siguruar edhe për detajet më të vogla.

10. Dy herë në ditë, për dy javë rresht, ‘ëngjëjt’ e Victoria’s Secret punojnë intensivisht përpara natës së shfaqjes.

11. Edhe pse nuk e besoni, modelet ushqehen për secilin vakt, nëpërmjet porosive katering që sigurohen në katër orë të caktuara të ditës.

Shkruar Nga
More from Revista User

Qeveria premton dëmshpërblim për të dëmtuarit

Kryeministri Edi Rama ka premtuar dje se qeveria do të zhdëmtojë të...
Read More