11 mijë euro falso në Gramsh, kapet Leone mjeshtri i falsifikimit

Policia ka vënë në pranga 3 shtetas pjestar të një grupi për falsifikimit të parave.

Leone ose ndryshe Luan Duka, u arrestua me bashkëpunëtorët e tij pasi këmbyen si fillim 300 euro në një Exchange në qytetin e Gramshit, të cilat çuan në depozitën e tyre të madhe prej 11 mijë eurosh.

Leone Duka, 41 vjeç, me banim në Tiranë, ka qënë i dënuar edhe më parë për falsifikimin e parave.

Policia e Shtetit njoftoi si u zhvillua operacioni Këmbyesi

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar “KËMBYESIT”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Leone (Luan) Duka, 41 vjeç banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”

Agron Rrucaj, 23 vjeç banues në Mamurras Laç dhe me banim të përkohshëm në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim e mbajtje të lëndëve narkotike”.

Nafie Miraka, 19 vjeçe banuese në fshatin Dufshan, Njësia Administrative Pishaj, Gramsh, me banim të përkohshëm në Tiranë.

Arrestimi i tyre, u bë pasi në bashkëpunim me njëri – tjetrin, në pikën Exchange të shtetasit me iniciale N.K, në qytetin e Gramshit, kanë këmbyer 3 kartmonedha, me prerje 100 Euro secila të cilat dyshohet se janë false.

Menjëherë me marjen e informacionit, janë organizuar shërbime dhe në afërsi të fshatit Gostimë, është ndaluar mjeti tip Peugeot, me të cilin udhëtonin shtetasit e lartpërmendur.

Grupi hetimor, gjatë kontrollit personal, i ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 11.000 Euro, të dyshuara të falsifikuara.

Hetimet vazhdojë, për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Falsifikimi i monedhave, i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 183/2 i Kodit Penal.

Shkruar Nga
More from Revista User

Është koha të veshim shapkat, por kujdes nga ato me gisht

Ja arsyet se pse janë të dëmshme Temperaturat rriten dhe ne më...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.