12 refugjatë sirianë humbin jetën në ujërat e Detit Egje



refugjate

Të paktën 12 refugjatë sirianë, mes të cilëve edhe pesë fëmijë, kanë humbur jetën pasi gomonja me të cilën po përpiqeshin të arinin në brigjet e ishullit grek të Samos është mbytur.

Gomonja është mbytur në Detin Egje, pranë brigjeve të distriktit të Kusadasit, në veriperëndim të Turqisë.

Sipas raportimit të mediave turke, në bordin e gomones dyshohet se ndodheshin 22 refugjatë dhe dy kontrabandistë, të cilët mendohet se janë turq dhe kanë arritur të dalin në breg përpara se policia të mund t’i arrestonte.

Roja bregdetare e Turqisë ka arritur të shpëtonte shtatë refugjatë, ndërkohë që vazhdojnë kërkimet për tre tjerë të cilët janë shpallur të zhdukur.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Rrjeti i tuneleve nëntokësore i Epokës së Gurit që shkonte nga Skocia në Turqi

Njeriu i Epokës së Gurit krijoi një rrjet masiv tunelesh nëntokësore që...
Read More