13 vjedhje në kryeqytet, arrestohen tre të rinj

maska-grabitje

Tre të rinj kanë përfunduar në pranga si të akuzuar për 13 vjedhje në Tiranë përgjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti. Në një njoftim për shtyp, policia tha se në pranga kishin përfunduar 31-vjeçari Arbër Arifaj, 28-vjeçari Ndriçim Koka dhe 22-vjeçari Olsian Çiku, të tre banues në Tiranë, dy të fundit të dënuar më parë respektivisht për armëmbajtje pa leje dhe për vjedhje.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Finalizohet operacioni “Fillim Vere”

Zbardhen një sërë vjedhjesh të ndodhura në Tiranë

Në pranga tre shtetas

Më datë 20.06.2017, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 2, kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasve:

– Arbër Arifaj, 31 vjeç, banues në Tiranë

– Ndriçim Koka, 28 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për Armëmbajtje pa leje

– Olsian Çiku, 22 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për Vjedhje.

Në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Nr 1, 3, 4 dhe 6, për këta shtetas është arritur të dokumentohet me fakte dhe prova ligjore se janë autorët e dyshuar të vjedhjeve të ndodhura në kohë të ndryshme dhe në zona të ndryshme të kryeqytetit, ku më saktësisht.

Në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 2
Më datë 18.06.2017, në rrugën “Preng Jakova”, kanë vjedhur banesën e shtetasit O. K., ku kanë marrë 450 euro dhe disa bizhuteri.

Më datë 25.05.2017, në rrugën “Artan Lenja”, kanë vjedhur banesën e shtetasit H. J., ku kanë marrë disa bizhuteri.

Më datë 06.04.2017, në Bulevardin “Gjergj Fishta”, kanë vjedhur banesën e shtetasit A. K., ku kanë marrë një laptop “Acer”, një tabletë “Lenovo” dhe 200 euro.

Më datë 25.02.2017, në rrugën “Medar Shtylla”, kanë vjedhur banesën e shtetasit R. D., ku kanë marrë 10.000 lekë të reja.

Më datë 23.02.2017, në rrugën “Ymer Kurti”, kanë vjedhur banesën e shtetasit H. Gj., ku kanë marrë disa pajisje elektronike.

Më datë 22.02.2017, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, kanë vjedhur banesën e shtetasit L. L., ku kanë marrë 200 dollar dhe 8.000 lekë të reja.

Në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 1
Më datë 05.06.2017, në rrugën “Pasho Hysa”, kanë vjedhur banesën e shtetasit A. T., ku kanë marrë 1.000 Euro.

Më datë 25.06.2017, në rrugën “Idriz Dollaku”, kanë vjedhur banesën e shtetasit R. Sh., ku kanë marrë disa bizhuteri.

Në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 3
Më datë 20.06.2017, në rrugën “Vangjel Noti”, kanë vjedhur banesën e shtetasit F. Sh., ku kanë marrë10.000 lekë, një orë dore dhe një parfum.

Më datë 18.06.2017, në rrugën “Karl Gega”, kanë vjedhur banesën e shtetasit A. N., ku kanë marrë një sasi shume monetare në valuta të ndryshme.

-Në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 4

Më datë 27.03.2017, në rrugën “Hoxha Tahsim”, kanë vjedhur dyqanin e një kompanie telefonike , ku kanë marrë 350.000 Lekë të reja dhe disa aparate telefonik.

Më datë 16.03.2017, në rrugën “Xhanfize Keko”, kanë vjedhur banesën e shtetasit Sh. M., ku kanë marrë 5.000 lekë, disa bizhuteri dhe një kasafortë boshe.

Në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 6
Më datë 22.03.2017, në Fushë Mëzez, kanë vjedhur banesën e shtetasit B. S., ku kanë marrë 50.000 Lekë të reja.

Këta shtetas i kryenin vjedhjet duke thyer bravat e dyerve dhe më pas hynin në banesë ku merrnin sendet me vlerë. Pasi kryenin vjedhjet ata i linin sendet në afërsi të liqenit të Kasharit, ku dhe janë gjetur disa nga paketimet e bizhuterive ty dyshuara të vjedhura nga këta shtetas.

Gjithashtu në momentin e arrestimit shtetasit Ndriçim Koka, i është gjetur me vete dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 11.4 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojt Cannabis Sattiva.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë rrethit Gjyqësor të Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim , më shumë se një herë dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga Neni 134/2 dhe 283 të Kodit Penal.

Shkruar Nga
More from Revista User

Babai shqiptar në Itali, shtyp me makinë vajzën 18-muajshe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali....
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.