14-vjeçari terrorizon shokët e klasës me thikë

14-vjecari

Një student i shkollës së mesme në Nevada që iu kërcënoi shokët e tij të klasës me thikë në oborrin e shkollës është qëlluar nga policia. Më vonë u mor vesh se arsyeja pse 14-vjeçari iu vërsul bashkëmoshatarëve ishte se ata e ngacmonin dhe e fyenin prej ditësh.

14-vjeçari me emrin Logan Clark, u kap nga kamerat teksa në dorë kishte një thikë të madhe dhe ia drejtonte studentëve të tjerë të shkollës së mesme Procter Hug. Ai më pas u qëllua nga oficeri i policisë së shkollës pasi refuzoi të ndiqte urdhrat e tij për të ulur armën.

Aktualisht Clark ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin Reno. Edhe babai i 14-vjeçarit deklaron se kjo ndohi për shkak se të birin e tij e kishin ngacmuar.

Shkruar Nga
More from Revista User

Kështu duket Rosie 6 muaj pasi është bërë nënë

Sapo është kthyer sërish në punë pasi solli në jetë fëmijën e...
Read More