14-vjeçarja pa krahë që preku zemrat e miliona njerëzve

Në qershor të këtij viti ajo u shpall fituese e spektaklit ‘Romania’s Got Talent’, por kjo 14-vjeçare rumune ka kaluar kufijtë me zërin e saj, por edhe aftësinë e saj për t’i rënë pianos me gishtat e këmbës, duke prekur miliona zemra.

E lindur me probleme fizike, duke mos pasur asnjë nga krahët, por edhe me probleme në pjesën e kofshëve ajo u braktisur nga prindërit e saj biologjikë, por jo nga fati, pasi ajo gjithnjë ka gjetur mbështetjen e përkrahjen e njerëzve përreth saj.

Nga momenti i futjes në ‘Romania’s Got Talent’, në muajin mars, të 14 vjeçares Lorelai Mosnegutu, e deri më sot videoja e parë e prezantimit të saj në këtë emision ka marrë mbi 3 milionë shpërndarje në Facebook dhe dhjetëra milionë komente e pëlqime për rreth globit.

Ajo vlerësohet jo vetëm për zërin dhe aftësinë e rënies së pianos, por edhe për vullnetin e pafundëm që Lorelai ka. Kjo pasi pavarësisht problemeve fizike atë se ka ndalur asgjë për të arritur ëndrrën e saj, të këndojë e të luaj në piano.

Shkruar Nga
More from Revista User

Fansat dyshojnë se është shtatzënë, ja si përgjigjet Xhensila Pere

Ish banorja e Big Brother Albania Xhensila Pere është një nga bukuroshet...
Read More