15 njerëz dënohen me vdekje si spiunë të Iranit

arabia_saudite_denon

Një gjykatë saudite dënoi të martën 15 njerëz me ekzekutim, me akuza spiunazhi për llogari të Iranit, duke shënuar një përshkallëzim të tensioneve mes dy fuqive rajonale të Lindjes së Mesme. E përditshmja vendase Al-Riyadh raportonte gjithashtu se 15 sauditë të tjerë u dënuan me burgim nga 1 deri në 25 vjet, dhe dy ishin lënë të lirë për të njëjtën çështje.

Të dyshuarit, mes të cilëve ishin 30 Sauditë Shia, një iranian dhe një afgan, ishin arrestuar në 2013 me akuza spiunazhi për llogari të Iranit, dhe dolën në gjyq në shkurt. Vendimi i dënimit mund të apelohet dhe dënimi me vdekje duhet miratuar nga mbreti Salman.

Shumica e tyre janë punonjës të institucioneve të mbrojtjes saudite, sipas medieve. Ata akuzohen por ngritjen e një rrjeti spiunazhi që kalonte informacione sigurie të Irani, për të sabotuar interesa ekonomike dhe ushtarake, si dhe për nxitjen e tensioneve sektariane.

Në janar, Arabia Saudite ekzekutoi një klerik të lartë mysliman Shia për pjesëmarrje në vrasjen e një polici, çka nxiti protestuesit të bastisnin ambasadën saudite në Teheran.

Shkruar Nga
More from Revista User

Femrat vërtet duken më joshëse kur vishen në të kuqe

E kuqja gjithmonë ka qenë ngjyrë sensuale dhe joshëse. Studime të fundit...
Read More