150 balena nxjerren në breg të Australisë, shpëtimtarët në luftë për t’i shpëtuar

Më shumë se 150 balena janë bllokuar para një bregu në perëndim të Australisë, njoftojnë mbrojtësit e kafshëve të egra, kjo ka ardhur si pasojë e motit të keq dhe kërcënimi i peshkaqenëve të tërbuar që iu kanë pamundësuar shpëtimtarëve për t’i mbrojtur.

Balenat pilotë të shkurtëra u dalluan të premten në mëngjes në bregun e Hamelin Bay, rreth 160 milje në jug të Perthit.

Por në muzg, të gjitha përveç shtatë peshkaqenëve kanë ngordhur, thuhet sipas Departamentit të Shtetit të Biodiversitetit, Konservimit dhe Argëtimit, raporton “New York”

“Shumica e balenave ishin nxjerr në breg dhe nuk kanë mundur të mbijetojnë,” tha Jeremy Chick i departamentit të Parkut dhe Shërbimit për Kafshët e Egra.

Përpjekjet u zhvilluan të premten në mbrëmje për të lëvizur shtatë balenat e mbijetuara në ujërat më të thella, deklaroi departamenti përmes një postimi në Tuiter.

Më shumë se 100 vullnetarë për mbrotjen e kafshëve të egra kanë arritur në brigjet e plazhit, por shpëtuesit thanë se kushtet atje dhe kërcënimi i peshkaqeve – po pengonin përpjekjet e tyre.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur në vitin 1996 në Australinë perëndimore, kur 320 balena pilotë me fole të gjatë u futën në Dunsborough, rreth 40 milje në veri të Hamelin Bay.

Shkruar Nga
More from Revista User

“Burri i parë deshi të më shesë për një sheik”

Joan Collins thotë se nuk është ”çfarëdo nëne”, ndërsa fëmijët më së...
Read More