17-vjeçari humb jetën në një aksident tragjik me “BMW X6”

kristi-panajoti1

17-vjeçari Kristi Panajoti, që humbi jetën mbrëmjen e djeshme, pasi ra në një gropë të hapur për ndërtimin e Lungomares, në zonën e “Ujit të ftohtë”, teksa udhëtonte me një BMV-X6 me targa AA010AU, është djali i një biznesmeni të njohur vlonjat në fushën e Transportit, Renato Panajoti.

Mësohet se 17-vjeçari ishte pasagjer në mjetin që drejtonte kushëriri i tij i parë, Petro Beja, 21 vjeç, i plagosur në aksident.

Gropa ku ka rënë mjeti BMV-X6 mësohet të jetë hapur në mes të rrugës, në kuadër të punimeve që po bëhen për kanalizimet e qytetit të Vlorës. Familjarët e viktimës akuzojnë pikërisht firmën që po kryen punimet për aksidentin, pasi sipas tyre, në rrugë mungon sinjalista që të tregonte hapjen e një grope. Ata thonë se errësira dhe mungesa e sinjalistikës në rrugë mori në qafë djalin e tyre.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:50, në lagjen “Ujë i ftohtë”, kur automjeti tip “BMV-X6” me targë AA 010 AU, ra në në një gropë. Dy të rinjve iu dha ndihma mjekësore, por me të shkuar në spital, pasagjeri Kristi Panajoti humbi jetën.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi ditor, e martë 1 maj 2018

Dashi Kjo dite nuk do jete shume e thjeshte për t’u jetuar...
Read More