17 vjeçarja që vdiq në shkollë, halla: Ana iku aq e re, ja çfarë thanë mjekët

shkolle

Nxënësja e shkollës profesionale në Fier ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti. Ky është rezultati i mjekëve që u është dhënë paraprakisht familjarëve të 17- vjeçares Ana Rina.

Prindërit e saj janë ende të tronditur për tragjedinë e ndodhur në familjen e tyre, pasi, sipas të dhënave, 17- vjeçarja nuk ka pasur probleme shëndetësore. Babai i saj, Aleksandër Rina, është lajmëruar për t’u paraqitur në shkollë, pasi vajza e tij ishte e sëmurë.

Ai është nisur menjëherë duke besuar atë çka i kanë thënë, pa i shkuar në mendje ajo që kishte ndodhur në të vërtetë. Por kur ka mbërritur në Fier, ai ka marrë lajmin e hidhur se e bija kishte ndërruar jetë. Paraprakisht familja e ka marrë rezultatin e autopsisë, ku ka rezultuar një sulm në zemër. Këtë fakt e bëri të ditur dje halla e vajzës, Dafina Rina.

Znj. Dafina, si e mësoi familja vdekjen e parakohshme të mbesës suaj?

Unë vij nga Vlora realisht dhe nuk isha këtu kur erdhi lajmi i hidhur. Por familjarët e mi më treguan se një telefonatë kishte ardhur nga shkolla ku studionte Ana. Shoqet e saj kishin kërkuar të atin, ndërkohë që e kishin shoqëruar për në spital. Ato kanë kërkuar që babai të vinte në shkollë urgjentisht dhe kjo e kishte alarmuar Aleksandrin, të atin.

I thanë se Ana kishte ndërruar jetë?

Jo, i kishin thënë që Ana ishte pak pa qejf dhe e kishin kërkuar të vinte. Në fakt, ai kishte menduar se ishte vërtet sëmurë. Nuk e mendonte askush se kishte ndodhur kjo hata. Ishte një lajm që e ka rënduar shumë këtë familje.

Policia hodhi dyshimet e para te një helmim ose problem shëndetësor. Kishte probleme shëndetësore Ana?

Jo, asnjë problem nuk kishte, ajo ishte mirë me shëndet. Nuk kishte asgjë të tillë. Mbase u tha ashtu në fillim, por pastaj mjekët bënë veprimet e tyre dhe erdhën e na thanë se si ndodhi e pse humbi jetën ashtu papritur. Fati i saj i keq. S’dimë çfarë të themi, iku e re fare.

Çfarë përgjigjeje ju dhanë mjekët?

Na treguan që vajza kishte pasur një sulm në zemër. Ka qenë një sulm i papritur, infarkt i menjëhershëm. Ndonjë ngarkesë e papritur që s’i ka dhënë shenja më herët dhe vajza siç duket s’ka kuptuar gjë.

A është e vërtetë që Ana nuk është ndjerë mirë rreth një javë më parë dhe ka kërkuar ndihmë në spital?

Ka shfaqur para një jave probleme shëndetësore, ne e menduam si gjendje gripale. Është ndjerë dobët dhe ka pasur pak temperaturë, por e ka kaluar në shtëpi.

Ju pajtoheni me konkluzionin e mjekëve, apo keni ndonjë dyshim dhe do të kërkoni të bëhen të tjera ekzaminime?

Jo, jo. Kemi pranuar variantin e mjekëve. Nuk dyshojmë për asgjë dhe nuk kërkojmë asgjë. Vajza atë ka pasur fatin e saj. Por mirë e keni, se një ikje e papritur pa pasur probleme, lë vend për dyshime, por në rastin tonë, nuk kemi asnjë dyshim. Jemi të qartë.

Sa fëmijë ka familja Rina?

Kishte një djalë e tri vajza, bashkë me Rinën. Njërin më të mirë se tjetrin. Punëtorë e të urtë. Të edukuar si ata, por fati i lëndoi shumë.

Ka qenë e fejuar Ana?

Jo, vajza nuk ishte e fejuar. E çuan që të studionte në Fier, në mënyrë që ajo të kishte mundësi më shumë për të ardhmen e saj.

Shkruar Nga
More from Revista User

Del makina nga rruga, vdes tragjikisht shqiptari në Itali

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës...
Read More