19 vjeçarja iraniane dënohet me burg pasi vallëzoi me BonBon’in e Era Istrefit

Sikurse shumë adoleshente, Maedeh Hojabrit i pëlqente të vallëzonte në dhomën e saj, ta incizonte dhe ta postonte klipin në Instagram.

Megjithatë, Hojabri jeton në Iran, ku gratë nuk lejohet të vallëzojnë, të paktën jo në publik.

19-vjeçarja ishte arrestuar pa zhurmë në muajin maj dhe faqja e saj ishte hequr, me 600 mijë ndjekës që u brengosën ku është.

Përgjigja erdhi tek të martën, ku disa fansa e njohën përmes një fotografie të turbullt ku quhej “Rruga e Gabuar” dhe që pranonte se “vallëzimi është krim” dhe se familja e saj nuk ishte në dijeni për videot me këngën “Bonbon” të këngëtares shqiptare Era Istrefi.

Kjo ka kthyer menjëherë reagimet e përkrahësve të Hojabrit që kanë nisur një iniciativë në rrjete sociale duke postuar video të kërcimeve e fotografi në Instagram.

Protesta online pritet të nxisë qeverinë iraniane të mbyllë edhe këtë rrjet social, pas bllokimit të disa të tjerave.

 

 

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Analiza e “The Economist”: Çdo idiot me një hartë dhe një pushkë po emocionohet

  The Economist “Çdo idiot me një hartë dhe një pushkë po...
Read More
CLOSE
CLOSE