2.6 milionë euro për pajisje që përgjojnë “Whatsapp” dhe “Viber”

skype-viber-whatsapp-1

Shërbimi Informativ i Shtetit ka kërkuar 2.6 milionë euro shtesë për vitin 2017. Pjesën më të madhe të këtyre parave, SHISH do ta përdorë për të blerë pajisje përgjuese më të sofistikuara.

Ky vendim u mor dje gjatë një mbledhjeje pa praninë e mediave, të Komisionit të Sigurisë. Burime për “Panoramën”, bënë me dije se kërkesën për këtë fond e ka bërë zv. kreu i SHISH, i cili ka thënë se duhen pajisje të reja përgjuese që i përshtaten kohës dhe avancimit të teknologjisë. Pajisja aktuale që SHISH posedon për përgjime, nuk është aq e sofistikuar sa të monitorojë edhe programet e reja si “Whatsapp” dhe “Viber”, të cilat janë më të përdorurat momentalisht.

Ndërkohë përfaqësuesit e mazhorancës në Komisionin e Sigurisë e kanë mbështetur kërkesën e zyrtarëve të SHISH, duke thënë se për çështje të sigurisë kombëtare duhet të sakrifikohen edhe buxhetet e tjara. Po ashtu parimisht ka mbështetur këtë kërkesë edhe përfaqësuesit e opozitës.

Shkruar Nga
More from Revista User

I riu i jep fund jetës, gjendet i vetëvarur në banesë

Një i ri i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e djeshme. Ngjarja...
Read More