20 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit, çfarë thotë e bija dhe letra e Besnik Mustafajt…



Në 20 vjetorin e vrasjes së Dëshmorit të Kombit, Azem Hajdari, liderit të lëvizjes studentore që përmbysi diktaturën komuniste, Partia Demokratike e filloi ditën me një simpozium  dhe ekspozitë “Endrra e Azemit: Shqipëria si Europa”. Në këtë takim mori pjesë edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

“Dua të nënvizoja rëndësinë se figura e tij nuk ishte e rastësishme. Azemi ishte një njeri i lindur i lirë, ishte një njeri i lindur i guximshëm. Këtë e tregoi përgjatë gjithë jetës së tij. ishte një njeri me genin e tij demokrat. Këtë e tregoi jo vetëm në dhjetor të ’90-ës, por edhe më pas.

Për shumë çështje të caktuara kishte mendimet e veta. Ishte njeri i bashkëpunimit dhe me vlera shoqërore të veçanta. Kishte një kimi të lindur me njerëzit aq sa shprehja që ka mbetur ende; sa njerëz i mblidheshin Azemit kur i çahej goma e makinës, nuk i mblidhej askujt.

Ndaj dëshiroja që të vazhdoja më tej. Demokracia nuk vjen as si dhuratë, dhe as qëndron e tillë. Azem Hajdari është një figurë e përmasave epokale që ka dhënë një mesazh të pavdekshëm”, – tha Meta.

loading...
Shkruar Nga
More from Redaksia

70’000 Fidanë dhe 222 ton Pleh Kimik për Fermerët Shqiptarë

Tiranë, Shqipëri. Deri në fund të Prillit 2018, Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP)...
Read More