“21 Janari”; Qeveria 109 mijë euro për familjarët e Ziver Veizit

Qeveria ka ekzekutuar sot vendimin e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut për familjarët e të vrarëve të 21 janarit 2011. Në vendimin e marrë në mbledhjen e sotme (29 dhjetor), ndahet një shumë prej 110 mijë eurosh, ku pjesa më e madhe jepet për familjen Veizi.

Më konkretisht shumat që jepen janë:

– 39 000 (tridhjetë e nëntë mijë) euro, për kërkuesen Ana Veizi;

– 39 000 ( tridhjetë e nëntë mijë) euro, për kërkuesin Klajdi Veizi;

– 15 600 (pesëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind) euro, për kërkuesin Zabit Deda;

– 15 600 (pesëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind) euro, për kërkuesin Çaush Veizi,

Shumat në fjalë do të konvertohen në lekë dhe do të derdhen në një nga bankat e nivelit të dytë në emër të anketuesve, si detyrim ndaj vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 20.4.2017, për çështjen “Ana Veizi dhe të tjerë kundër Shqipërisë”.

Ky dëmshpërblim bëhet “me qëllim mbulimin e çdo pretendimi në lidhje me çështjen përpara Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut si dhe çdo pretendimi tjetër në lidhje me këtë ngjarje, si shpërblime të drejta për dëmin material e moral, së bashku me shumën prej 4 000 (katër mijë) eurosh, për të mbuluar të gjitha kostot dhe shpenzimet, duke i përjashtuar nga çdo taksë që mund të jetë e aplikueshme”.

Ministria e Financave do të duhet të kryej pagesa brenda tre muajve, nga data që vendimi i gjykatës është bërë përfundimtar.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Shkruar Nga
More from Revista User

8 truke për ushqimet në kuzhinë

Koha që kalon në kuzhinë mund të jetë kënaqësi, sidomos kur jeni...
Read More