21 marsi, çfarë ndodh sot në ditën e parë të pranverës?

 

21 marsi përkon me ditën e parë të stinës së Pranverës në vendin tonë, ardhja e së cilës përcaktohet me ndjekjen e qendrës së Diellit sipas ekliptikës.

Me 21 mars dita dita e parë e pranverës konsiderohet si ditë e barabartë, që nënkupton se gjatësia e ditës dhe natës është e njëjtë apo me fjalë të tjera, nga momenti i lindjes deri në momentin e perëndimit të Diellit, kanë kaluar 12 orë.

Pranvera do të zgjasë deri më 21 qershor, kur fillon stina e verës. Sipas fenologjisë pranvera fillon me lulëzimin e disa llojeve të bimëve pranverore, specifike këto për vende të ndryshme. Me fillimin astronomik të verës më 21 qeshor pranvera përfundon gjithnjë në të njëjtën ditë.

Gjithashtu, data 21 mars lidhet gjithmonë me ekuinoksin që u përcaktua në Këshillin e Nices në vitin 325 për të përllogaritur Pashkët e krishtera. Ai ishte çasti që u zhvilluan edhe sistemimet e fundit në kalendarin gregorian, që përdorim edhe sot.

Por këto rregullime nuk ishin perfekte. Kalendari përllogarit 365 ditë për një vit, rreth një çerek dite më pak nga sa i duhen Tokës për të kompletuar xhiron rreth Diellit (365 ditë, 5 orë, 48 minuta dhe 49 sekonda). Kjo do të thotë që mbledhim vonesa për tre vite dhe rekuperojmë gjithçka duke shtuar një ditë çdo katër vite.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Kadrie Dibra, mësuesja kujdestare e Ilir Metës tregon sa gjuhë të huaja mësonte Presidenti

  Mësuesja kujdestare e Presidentit Meta në klasën fillore të shkollës “Fan...
Read More