21-vjeçari vret babanë e plagos nënën. Rrëfimi tronditës: Shkatërrova motrën

Një mur betoni në oborr, besohet të jetë shkaku që 21-vjeçari të vras babain e tij dhe të plagos nënën. Ngjarja e rëndë ndodhi në Bathore, mesditën e së Hënës, ku një debat mes Miftar dhe Mirald Metallari, përfundoi në tragjedi. Ata kanë debatuar nëse duhej të ndërtohej një mur betoni në oborr ose jo.

Pasi ka filluar punën Miftar Metallari i ka kërkuar djalit të tij që të ndërtojë këtë mur betoni si dhe ta ndihmonte por 21-vjeçari e ka kundërshtuar. Në debatin me tone të larta, djali ka marrë armën e shërbimit të babait dhe ka qëlluar në drejtim të tij 5 herë. Nëna e 21-vjeçarit, Nurie Metallari gjatë të shtënave është futur në mes të të dyve dhe ka mbetur e plagosur pasi është goditur nga plumbat ka mbetur i vdekur në vend, pas një plumbi që ka marrë në kokë.

Pas të shtënave Mirald Metallari ka dalë në rrugë dhe u ka kërkuar fqinjëve që të lajmërojnë policinë, duke mbajtur në dorë edhe pistoletën. Më pas i riu mori nënën e plagosur dhe u nis drejt Spitalit të Traumës por u arrestua teksa po transportonte të ëmën në spital e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëvë.

Rrëfimi i 21-vjeçarit

Ai është shfaqur shumë i tronditur në polici, ku mes lotësh ka treguar versionin e tij të ngjarjes. 21-vjeçari është shprehur se i ati i kishte kërkuar të ndërtonte një mur betoni, por ai e kishte kundërshtuar dhe këtu nisi gjithë konflikti. “Po punonim në oborr dhe po shtronim betonin. Mua mu rrëzua karroca e cila goditi babain. Ai menjëherë më foli dhe më goditi me grusht. Pas kësaj, hyra në shtëpi, mora pistoletën e tij. Në korridor më doli përpara mamaja dhe nuk di se si qëllova ndaj saj. Babai dëgjoi të shtënat dhe erdhi. Qëllova 3 herë ndaj tij. Nuk jam në gjendje ta kuptoj pse e bëra, por në momentin që më qëlloi me grusht u ofendova”. Gjatë deklaratës, ai ka përsëritur vazhdimisht faktin që i ka shkatërruar jetën motrës, pasi ajo në fund të gushtit kishte caktuar ditën e dasmës. “Shkatërrova familje, prisha dhe dasmën. Jam i shokuar”, ka thënë i riu.

Pistat e vrasjes

Betoni dhe Anglia, janë dy pistat që grupi hetues ka për ngjarjen e rëndë. Pista e betonit është e para, pasi 55-vjeçari po punonte dhe i kërkoi djalit llogari përse nuk po e ndihmonte. Në debat e sipër, 21-vjeçari mori armën e shërbimit të babait dhe e qëlloi duke e lënë të vdekur në vend. Mes tyre ndërhyri edhe mamaja për të ndarë sherrin, e cila në atë moment po thurrte triko.Pista e dytë është Anglia, pasi i riu kishte rreth 1 vit që ishte kthyer nga Anglia ku kishte qëndruar disa kohë si emigrant por pasi ishte kapur nga autoritetet britanike ishte deportuar në Shqipëri për shkak të mungesës së dokumentacionit. Hetuesit po ashtu dyshojnë se pikërisht dëshira e 21-vjeçarit për të shkuar sërish në Angli, mund të jetë një tjetër shkak i konfliktit në familje që përfundoi tragjikisht.

Dasma e vajzës

Jashtë kamerave, fqinj të familjes Metallari, shprehen të habitur për ngjarjen pasi sipas tyre Miraldi është një djalë i edukuar dhe familja e tij ishte e respektuar në komunitet. Mbi 21-vjeçarin rëndon akuza e “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare” ndërkohë që hetuesit po mbledhin të dhëna të tjera, në funksion të hetimit për të zbardhur motivet e ngjarjes së rëndë. Ndërkohë në familjen e Metallari janë hapur dyert e mortit, megjithëse në muajin gusht, kishin caktuar dasmën e një prej 2 vajzave.

Shkruar Nga
More from Revista User

Patëllxhanët, përbërësi i cili mund ta menaxhoni peshën tuaj shumë lehtë

Menaxhoni peshën tuaj duke konsumuar patëllxhanë, të cilët janë të pasur me...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *