Në hotelin e zënë nga orteku në Pescara, ende vijojnë kërkimet. Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë pesë trupa të tjerë nga rrënojat e hotelit të shkatërruar nga orteku i borës në Italinë qendrore javën që shkoi. Brigada Kombëtare e Zjarrfikësve e Italisë ka njoftuar se numri i përgjithshëm i të vdekurve është rritur në 23, ndërsa numërohen ende dhe 6 të zhdukur. Ekipi i shpëtimit vijon ende gërmimet, ndërsa mes të zhdukurve ka dhe fëmijë. Shpresat për të gjetur të gjallë po shuhen.