Mbrëmjen e kaluar, 55 bukuroshe nga vende të ndryshme të botës janë bërë bashkë në eventin e Miss Globe, i cili organizohet nga regjizori Petri Bozo.
Konkursi i bukurisë u prezantua nga çifti Bombaj, ku kurora jju dha 23-vjeçares nga Vietnami Khanh Ngan. Në vendin e dytë u zgjodh Miss Philipinet, Nelda Ibe që është edhe shoqëruesja e parë e Miss-it. Shqipëria u përfaqësua nga 16 vjeçarja Alesia Çoku, e cila fitoi vendin e tretë si shoqëruese e Miss-it. Ndërkohë që dy shoqërueset e tjera ishin Miss Siberia dhe vendin e katërt e rrëmbeu Cape Verde.
Çmimet e tjera
Miss Talenti: Afrika e Jugut
Miss Miqësia: Armenia
Kostumi më i mirë kombëtar: Nikaragua
Miss Disco Queen: Rumania
Miss Vajza e artë: Moldavia
Miss Bota e Spektaklit: Siberia
Miss Fotozhenia: Kosova