3 kandidatët që, sipas komisionit të ligjeve, plotësojnë kriteret për Kryeprokuror

Komisioni i Ligjeve përgatiti raportin për secilin nga kandidatët e vetëofruar për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm.

Nga këta kandidatë, Arta Marku, Ermira Tafani dhe Ferdinand Elezi përmbushin kushtet formale dhe ligjore.

Sa i përket kandidatit Arqile Koça, rezulton se përmbush kushtet formale në përvojën e punës, por nuk plotëson kushtin e gradës shkencore, ndërsa është në proces.

Ndërsa Artur Selmani ka një masë disiplinore gjatë ushtrimit të profesionit si prokuror.

Granit Shahu rezulton se nuk përmbush kushtin e vjetërsisë. Shahu nuk plotëson as kushtet dhe kriteret ligjore për integrimin personal.

Gjithashtu edhe Besnik Muçi nuk plotëson kushtin e vjetërsisë së punës.

Raporti u miratua nga Komisioni i Ligjeve dhe do kalojë në seancë.

Ende nuk dihet se kush është i preferuari i mazhorancës, edhe pse në media ‘kuotohet’ Arta Marku dhe Ferdinand Elezi.

1- Granit Shahu nuk plotëson kushtet dhe kriteret ligjore.

2- Arqile Koça përmbush kushtin 15 vite pune, nuk ka gradë shkencore.

3- Besnik Muçi përmbush kriteret formale, nuk plotëson kriterin e vjetërisë në punë.

4- Ermira Tafani përmbush kushtet formale e ligjore.

5- Artur Selmani plotëson pjesërisht kriteret ligjore.

6- Ferdinand Elezi plotëson kushtet dhe kriteret ligjore.

7- Arta Marku përmbush kriteret ligjore.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Civilët digjen të gjallë me napalm: Pamjet tronditëse të ferrit sirian

  Këto skena tronditëse tregojnë pasojat e bombardimit të një bunkeri me...
Read More