3 këshilla për kujdesin për lëkurën gjatë verës

capture1491686867

Gjatë verës, lëkura është e ndieshme për shkak të ekspozimit në diell, mirëpo edhe për shkak të djersitjes së shpeshtë. Asaj i nevojitet më shumë kujdes dhe hidratim. Ju sjellim disa këshilla se në çka duhet të kushtoni më shumë kujdes.

Dekolteja (pjesa mbi gjoks)

Gjatë verës është shume e rëndësishme që dekoltenë ta mbroni nga dielli me kremëra që kanë faktor të lartë të mbrojtjes. Në mbrëmje kur të bëni dush, largoni me kujdes mbetjet e kremit për rrezitje dhe pastrojeni lëkurën e qafës.
Pas dushit, lyeni dekoltenë me një sasi të mjaftueshme të kremit me përmbajtje ushqyese dhe dy herë në javë vendosni maskë apo shtresa jogurti.

Depilimi

Nëse ju është i nevojshëm depilimi, është ideale që atë ta bëni në mbrëmje. Në këtë mënyrë, lëkura do të ketë mundësi të pushojë gjatë natës.
Dylli (wax) dhe epilimi janë shumë të mira për këmbë, kurse kremi për nën sqetulla.

Pas depilimit, lëkurën lyeni me krem që përmban materie ushqyese për lëkurën.

Lëndimet

Si ndihmë e parë tek lëndimet e lëkurës për shkak të nxehtësisë, më së miri do t’ju ndihmonte xheli nga aloe vera.

Për tipe të lëkurës që janë jashtëzakonisht të ndieshme, ekzistojnë produkte të veçanta, prandaj pyetni punonjësin në parfumeri apo barnatore se cila ju përshtatet më së miri.

Shkruar Nga
More from Revista User

Durrës/ I riu gjendet i varur pranë banesës

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në një familje nga qyteti i...
Read More