3 orë luftë me flakët në Kashar, shkrumbohet fabrika e kreut të Shoqatës së Ricikluesve

Prej më shumë se dy orësh, zjarrfikësit, por edhe forcat e ushtrisë janë duke luftuar me flakët që thuajse shkrumbuan një fabrikë riciklimi mbetjesh.

Për shkak të materialeve që gjendeshin brenda godinës, puna e zjarrfikësve për shuarjen e flakëve është mjaft e vështirë.

Pranë zonës gjenden edhe dy pika karburanti, por policia bën të ditur se nuk ka rrezik. Më herët, policia njoftoi edhe se fatmirësisht nuk ka persona të plagosur.

Makina të shumta zjarrfikëse janë duke punuar aktualisht në zonë, zjarrfikëseve të Tiranës, u janë bashkuar edhe ato të Vorës, por ndihma ka ardhur edhe nga Durrësi, si edhe nga forcat e ushtrisë.

Kryetari i Bashkisë, Erjon Veliaj, me anë të një postimi në “Twitter”, shkroi se të gjitha shërbimet e qytetit Emergjencat Civile, Zjarrfikës, Polici dhe Ushtri janë përfshirë në betejën me zjarrin”.

Ndërkohë i bën thirrje qytetarëve të evitohet zona. “Ju lutem evitoni kalimin ne zone gjer sa situata te vihet nen kontroll!”,- shkruan në Twitter Veliaj.

Kompania që u përfshi nga flakët dhe u dogj sot në zonën e Kasharit, është në pronësi të Vullnet Hakës.

Ai është kryetar i Shoqatës së Ricikluesve në Shqipëri. Haka është një personazh i njohur, pasi rreth dy vite më parë ka lobuar fuqishëm që të miratohej ligji për importin e mbetjeve në Shqipëri për t’u ricikluar.

Para një viti kompania e tij ‘Everest’ u përfshi nga flakët, ndërsa u gjobit për mos respektim të kushteve të sigurisë.

Edhe sot, drejtori i zjarrfikëses së Tiranës deklaroi se nuk funksionoi sistemi i alarmit të zjarrit dhe se nuk u lajmëruan nga biznesi, por nga banorët për zjarrin.

z7-4z6-4z5-4z1-4r6-3r4-2r3-2r1-3pppppppp-2-800x450auto_Screenshot_31524393162auto_31084244_582252198804859_6672513615989309440_n1524393185auto_31131482_582252208804858_8436094897886330880_n1524393188auto_31117719_582252178804861_965493959352647680_n1524393188auto_31073274_582252188804860_2407437467008368640_n1524393186auto_31073250_582252225471523_7942153433845334016_n1524393187Screenshot_1auto_Screenshot_31524389747auto_61524389750auto_31129530_582223618807717_1475634184608284672_n1524389748auto_31124289_582223602141052_2911668126502354944_n1524389749auto_31120641_582245175472228_2677751833761415168_n1524390150auto_31113409_582245168805562_1853893702418694144_n1524390149tiran-493x35031073092_422773384815170_1384180114534694912_n-500x281
 
Shkruar Nga
More from Redaksia

SHBA, sanksione të reja Rusisë për zgjedhjet e sulmet kibernetike

  Administrata e presidentit Donald Trump ka vendosur sanksione të reja ndaj...
Read More