3 orë në mes të arës, më pas makina u dogj. Misteri: A u torturua 57-vjeçari?

Një vrasje misterioze dhe makabre ka tronditur banorët e fshatit Derven në Fushë-Krujë. Banorët telefonuan policinë pasi panë një automjet të djegur tërësisht, por kur mbërriti policia, u shokuan pasi brenda automjetit u gjetën mbetjen e kufomës së shtetasit Xhaferr Osmani, 57-vjeç mga Kosova.

Sipas të dhënave nga policia, mjeti tip “Volkswagen Touran” me targa 02960SN rezulton të jetë futur në rrugicën pranë karburantit në orën 10:00, ndërsa sinjalizimi për zjarrin është dhënë në orën 13:05 minuta. Kamerat kanë arritur të fiksojnë vetëm shoferin, një person rreth 30-35 vjeç. Ndërsa viktima dyshohet se ka qenë i lidhur në pjesën e pasme të automjetit.

Pasi kanë vajtur në fund të një are të mbjellë me grurë dhe pa dalje, autorët e kanë fshehur makinën në kallamishte për të mos u dukur. Misteri që mbulon ngjarjen përveç identitetit të viktimës është fakti përse autorët e kanë mbajtur për rreth tre orë në të njëjtin vend dhe më pas kanë vendosur ta djegin.

Dyshimet janë se ndaj viktimës mund të jetë ushtruar dhunë apo tortura të ndryshme me qëllim nxjerrjen e ndonjë të dhëne që ju ka interesuar autorëve, të cilët më pas e kanë vrarë dhe i kanë vënë zjarrin makinës për të humbur gjurmët.

Vëllai i tij mbrëmjen e së premtes (një ditë para ngjarjes) sipas deponimeve paraprake, mësohet se ka deklaruar se me vëllain e tij nuk ka arritur të lidhet në telefon pasi e kishte telefonin e fikur.

Shkruar Nga
More from Revista User

Dogji 10 dynym pyje, shpallet në kërkim 55-vjeçari nga Dibra

Një 55-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi akuzohet të jetë autor i...
Read More