3 shenja se jeni person i veçantë

“Duke u bërë atë që jeni, sillni në botë atë që më parë nuk ka qenë në të” – Edwin Elliot

Çdo njeri në Botë është i veçantë, por për fat të keq shumica nuk na kupton kështu.
Në vend të kësaj, ne jemi të vrazhdë ndaj vetes, besojmë se nuk jemi mjaft të mirë dhe se nuk meritojmë jetë të lumtur.

Nuk krenohemi me veten dhe gjithnjë duam të jemi dikush tjetër, për këtë mbajmë maska, ashtuqë njerëzit nuk munden vërtetë të kuptojnë mendimet dhe ndjenjat tona më të thella.

Unë besoj se jeni të veçantë, pikërisht të atillë siç jeni, kurse këtu po i cekë tri shenja të cilat tregojnë se kjo është e vërtetë:

Ju jeni të veçantë

Jo vetëm ju – gjithsecili është i veçantë. Çdo person në Botë është i ndryshëm dhe për këtë ka diçka të veçantë që t’i ofrojë botës.

Ndoshta nuk jeni personi më i bukur apo më mirësjellës në botë, por edhe pse nuk jeni, përsëri jeni i rëndësishëm pikërisht ashtu siç jeni, keni dhunti të veçanta të cilat mund t’i ofroni botës.

Keni kaluar periudha të vështira

Jamë i sigurt se keni kaluar nëpër shumë periudha të vështira, por i keni tejkaluar.

Pa marrë parasysh rrethanat e këqija që i keni përjetuar në të kaluarën, ju keni dëshmuar se jeni mjaft i fortë që të mos tërhiqeni nga lufta për atë që e doni dhe jeni mjaft i guximshëm të përballeni me çfarëdo vështirësie.

Vazhdimisht zhvilloheni

Fakti se tani po lexoni këtë artikull është dëshmi e mjaftueshme se vazhdimisht dëshironi të mësoni gjëra që të mund ta kuptoni më mirë veten dhe botën rreth jush.

Dëshironi të hulumtoni, zbuloni dhe kuptoni gjërat, ashtuqë çdo ditë ngadalë mund të zhvilloheni në një verzion më të mirë të vetëvetes – dhe kjo është më e mira që mund ta bëni, sepse cili është kuptimi i jetës, nëse nuk bëheni më i mençur dhe më i lumtur?

Sikur – Sokrati – një nga filozofët më të mëdhenj që ka thënë dikur: “Jeta e pahulumtuar nuk ia vlenë të jetohet”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Kabul: Nga sulmi kundër konvojit danez janë plagosur tre civilë

Zyrtarët e sigurisë afgane thonë se së paku tre civilë janë plagosur...
Read More