3000 refugjatë shpëtohen në Detin Mesdhe

mesdhe

Rreth 3000 refugjatë u shpëtuan dje në Detin Mesdhe gjatë 20 operacioneve, siç njofton Roja Bregdetare Italiane përmes një deklarate. Ende nuk është konfirmuar shtetësia e të shpëtuarve por thuhet se shumë prej tyre janë sirianë.

Mes refugjatëve, një çift tregon rrugëtimin e rrezikshëm me foshnjen e tyre së pari drejt Sudanit, pastaj mbërritjen në Libi dhe më pas përshkimin e detit me ndihmën e trafikantëve, të cilëve u kanë paguar më shumë se 10 mijë euro.

Gjashtë vjet pas rënies së Muamar Gadafit, Libia mbetet një vend i trazuar kur grupe të armatosura luftojnë për kontroll territori dhe burimesh dhe ku trafikantët e qenieve njerëzore operojnë pa frikën e ndëshkimit nga ligji. Sipas Organizatës për Migrimin, vetëm brenda këtij viti, deri më 26 prill, mbi 43 mijë refugjatë kanë mbërritur në Evropë përmes detit. Mbi 1000 refugjatë janë mbytur ose figurojnë të zhdukur.

Shkruar Nga
More from Revista User

Me pizhama në shtëpi, Dua Lipa pushon për festat e fundvitit

Dua Lipa ka shijuar vitin më të mirë në karrierë dhe teksa...
Read More