324 kg drogë e kapur në Vlorë, arrestohet 54 –vjeçari i shpallur në kërkim

850x636_goditet-banda-e-droges-se-odise-verbofshit-4-ne-pranga1483098989

Policia ka vënë në pranga një 54 –vjeçar të shpallur në kërkim pasi akuzohet për lëndë narkotike.

Burime të policisë bëjnë me dije se në pranga ka rënë Zoto Troqe, banues në fshatin Tragjas, Vlorë.

Troqe akuzohet si një nga autorët e ngjarjes së ndodhur më datë 11.10.2016, ku u sekuestruan 268 kg e 800 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”
Më 11 tetor 2016 u kapen 324 kg drogë në Vlorë, ishin fshehur në stallë dhe banesë.

”Gjatë kontrollit të ushtruar në një stallë në fshatin Tragjas, përballë banesës së shtetasit Z.T., kanë gjetur të fshehur në të një sasi me lëndë narkotike me peshë totale rreth 269 kg (kilogram), të llojit Cannabis Sativa. Policia ka shpallur në kërkim shtetasin Z.T., si autorin e dyshuar në lidhje me posedimin e kësaj lënde narkotike, për të cilin po punohet për kapjen e tij”

Shkruar Nga
More from Revista User

Teknologjia më e re që i heq tatuazhet pa lenë gjurmë

Tatuazhet për të cilat jemi bërë pishman pse i kemi bërë, na kanë...
Read More