36 vite nga vdekja e John Lennon

p01br0nw

John Winston Ono Lennon ishte muzikant britanik i zhanrit rok, tekst-shkrues, autor, dhe aktivist për paqe, i cili ka mori famë në mbarë botën si njëri nga anëtarët themelues të The Beatles. Me Paul McCartney, John Lennon formoi një nga partneritetet tekstshkrues më me ndikim dhe më të suksesshëm të shekullit XX.

Ai është i renditur nga Billboard si tekstshkruesi i dytë më i mirë pas McCartney.

John vinte pas Yoko-s, bashkëshortes së saj në New York, ndërkohë që dëgjoi t’i thërrisnin në emër: “Zoti Lennon?”Ylli ngadalësoi hapin dhe u kthye për të parë se kush i kishte thirrur.

Befas pa njeriun në mesin e errësirës iu kujtua se atë fytyrë e kishte parë edhe disa herë të tjera dhe madje mëngjesin e po asaj dite i kishte dhënë një autograf.

Por këtë herë i huaji kishte qëllim tjetër. Ai ishte ulur në gjunjë, në një pozicion luftarak me një revolver në duar. Në këto çaste, ndërsa të dy ndodheshin përballë njëri-tjetrit, u dëgjuan 5 të shtëna të qëlluara në vendet ku mund të shkaktonin edhe dëmet fizike maksimale. Lennon bëri edhe disa hapa dhe në këto e sipër arriti vetëm të bërtiste:

“Më qëlluan, më qëlluan”. Kur mbërriti në spital, 4 orë pas të shtënave, ai kishte ndërruar jetë.

Ai u vra në moshën 40 vjeçare më 8 dhjetor 1980..

Shkruar Nga
More from Revista User

Si të vishni pantallona fluide

Pantallonat fluide, ato të gjerat me copa të derdhura të dhurojnë gjithnjë...
Read More