’39 hapat’ e Rijanit: Shqiptarët si në shoqërinë e Hitchcock, spiunë

Qëndrim Rijani nga Kërçova e Maqedonisë, itinerarin mbi teatrin e sheh në parime të shkollës midis perëndimit e lindjes, mes modernes  dhe leksioneve nga një bazament teatri në tokën më artistike, siç është ajo e Grotowskit. Me këto konvencione ka zgjedhur të paraqesë në Tiranë, në Teatrin e Metropolit, veprën “39 hapat”, punë e John Buchan dhe Alfred Hitchcock, e përshtatur për skenë teatrore nga Patrick Barlou.

Tashmë nuk është i ri, por një regjisor aktiv që lëviz në skenën e dy shteteve: Shqipëri e Maqedoni, duke treguar se teatri i tij s’është i padëgjuar, në kërkim të rrugëve të ‘frymës’ si do jehojë origjinalja e tij. Qëndrim Rijani nga Kërçova e Maqedonisë, itinerarin mbi teatrin e sheh në parime të shkollës midis perëndimit e lindjes, mes modernes dhe leksioneve nga një bazament teatri në tokën më artistike, siç është ajo e Grotowskit.

Me këto konvencione ka zgjedhur të paraqesë në Tiranë, në Teatrin e Metropolit, veprën “39 hapat”, punë e John Buchan dhe Alfred Hitchcock, e përshtatur për skenë teatrore nga Patrick Barlou. Gjithnjë ka një kontekst mendimi apo filozofie kur një regjisor vendos veprën në skenë, dhe për këtë rast Rijani është shprehur dje se ka ndjekur linjën kryesore, që udhëheq çdo skenë, linjën e spiunazhit, e cila ka mbërthyer shoqërinë në të cilën jetojmë.

“Hitchcock në filmin e tij ‘39 Hapat’ përmes trillit, ka mbështetur paralajmërimin e shoqërisë së atëhershme mbi nëntokën e rrjeteve të spiunazhit, të cilët bën përgatitjen e Luftës së Dytë Botërore. Këto elemente ne jemi përpjekur t’i trajtojmë mbi të vërtetat dhe problematikat që udhëhiqen nga po e njëjta nëntokë në kohën e sotme”, -thotë Rijani.

Aktorët që luajnë janë Neritan Liçaj, Jonida Vokshi, Florian Agalliu, Donald Shehu, shoqëruar nga muzikantët Mardit Lleshi dhe Amri Hasanlliu. Por, për këtë pjesë në Tiranë regjisori ka vendosur që një aktor të interpretojë më shumë se një rol, duke kaluar numrin e personazheve që do jenë në skenë në shifrën 20.

Ky “grup” do krijojë historinë e trillerit me pretendime se do flasin mbi të vërteta tronditëse edhe për shoqërinë tonë, duke përballuar nga ana tjetër situatat e humorit, në vendet e veprimit që për skenë teatri janë të vështira për t’u realizuar.  Rijani thotë se e ka zgjidhur këtë atmosferë: Vetë realizimi që arrihet të bëhet përmes kësaj shfaqjeje ofron linjën e dytë, atë komike, e cila në vetvete shpjegon te publiku edhe mbrojtjen  e dyfishtë të dinjiteteve të aktorëve. Njëkohësisht aktori në skenë mbron dinjitetin e personazhit dhe të vetin si aktor”.

Por përtej linjës së spiunazhit, vepra ka edhe një histori jetësore të një personazhi siç është Richard Hannay, i cili në një kohë që përjetonte kulmin e dëshpërimit në marrëdhënien e tij me vetë jetën zgjedh të shkojë në Teatër për të parë një shfaqje interesante. Aty fillojnë peripecitë e tij disaditore, që pavarësisht se këndvështrimi ynë shkatërrues, për të janë interesante dhe e bëjnë jetën të larmishme. “E gjithë kjo në shfaqjen tonë vjen përmes situatave të pafundme komike, marrë parasysh konceptin e trajtimit në skenë të kësaj vepre e cila në asnjë moment nuk tenton ta shkëpusë publikun nga teatri. Herë pas here, pjesë e shfaqjes bëhen peripecitë dhe prapaskenat e aktorëve të cilët përpiqen të vënë në skenë këtë shfaqje”, shton ai.

Punën e tij si regjisor, Rijani e ka të qartë duke thënë se “39 hapat” është dhe një gërshetim me rregullat e teatrit të Grotowskit, teatër brenda teatrit, por edhe si një lloj French Vodeuvile.

Shkruar Nga
More from revista mapo

Sikur të zgjidhje Majlindën dhe Shqipërinë?

Nga Alfred Lela Majlinda Bregu mund t’i ketë personale, të karrierës apo...
Read More