4 fjali magjike që duhet t’ua thoni fëmijëve sa më shpesh

Komunikimi është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e fëmijës tuaj dhe për këtë arsye duhet të përpiqeni ta kultivoni atë që në moshë të hershme tek ata.

Çdo prind ka fjalorin e tij, mund të jenë fjalë përkëdhelëse, shprehje lozonjare, por mos harroni të përdorni edhe fjalitë magjike që nuk duhet të mungojnë kurrsesi në marrëdhënien prind-fëmijë:

1.Faleminderit

Është një fjalë e vogël e cila mbart brenda vetes së saj respekt dhe mirënjohje. Mos harroni në asnjë çast se fëmija juaj do të mësojë atë që do të dëgjojë nga ju dhe jo atë që do t’i tregoni të bëjë .

2.Je i pajtimit me…?

Një shprehje e tillë do t’ju ndihmojë të krijoni një marrëdhënie në familjen tuaj, e cila do të jetë e bazuar mbi respektin e mendimeve së të gjithë pjesëtarëve të familjes, gjë e cila do ta mësojë edhe fëmijën të respektojë mendimin e të tjerëve.

3.Eja të lexojmë diçka

Leximi sjell shumë të mira për fëmijën pasi e ndihmon të fitojë shkathtësinë e nevojshme për të pasur sukses në jetë. Libri ndikon në thellimin e aftësive së të mësuarit të fëmijës si edhe ndihmon në krijimin e një ure midis tij dhe botës së jashtme, personave, vendeve dhe ideve.

4.Të gjithë bëjmë gabime

Të gjithë bëjmë gabime pasi asnjë nuk është perfekt. Fëmija duhet të mësojë nga gabimet, si edhe të marrë përsipër përgjegjësitë e veprimit të tij. Fëmijët përpiqen shumë për të kënaqur pritshmëritë tuaja në drejtimin e tij, por duke i treguar se edhe ju bëni gabime, fëmija juaj nuk do ta ndjejë peshën e tij.

Shkruar Nga
More from Revista User

Katër vendet që duhen pastruar më shpesh në shtëpi gjatë pranverës

[caption id="attachment_12690" align="alignnone" width="2121"] woman doing housekeeping[/caption] E ke dëgjuar këngën e...
Read More