‘4 klane dhe 20 familje’: Ja kur u bë paralajmërimi

Informacionet që Donald Lu lëshoi si bombë në Shkollën e Magjistraturës, nuk mbërritën ditët e fundit në zyrën e Donald Lu-së.

Ekzistenca e 4 klaneve që kontrollojnë 20 familjet kriminale në Shqipëri, ka qenë një e dhënë që dihej prej kohësh në raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit, raporton Lapsi.al. Sipas të njëjtave raporte, që citoi ambasadori amerikan, Shqipëria ka kohë që trajtohet si qendër e krimit të organizuar në rajon.

Kjo provohet më së miri nga një lajm i publikuar gati një vit më parë.

I njëjti perifrazim, që citoi ambasadori amerikan Donald Lu është bërë nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve Sputnik, në Nëntor të vitit 2016.

Në versionin frëngjisht, agjencia publikoi një artikull për  drogën që trafikohet nga Shqipëria.

I publikuar në të gjitha mediat dhe portalet në Tiranë, shkrimi i Sputnik  një vit më parë, citoi pak a shumë të njëjtin paragraf, që artikuloi ambasadori amerikan.

“Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, Shqipëria është shtyllë e krimit të organizuar në të gjithë botën dhe pika kryesore trafikimit të drogës, armëve, emigrantëve si dhe në falsifikimin e mallrave. Përveç kësaj, kartelet “kombëtare” dallohen nga mungesa e hierarkisë vertikale, dhe kontrollohen nga grupe familjare. Katër klane të mëdha kontrollojnë 20 familje që gjithashtu drejtojnë trafikun e qenieve njerëzore, prostitucionin, shantazhet, grabitjet e makinave dhe pastrimin e parave”,shkruante Sputnik në 16 nëntor të vitit të kaluar.

Ndërkohë ish-drejtori i përgjithshëm i policisë, Ahmet Prençi në një intervistë për gazetën “Panorama” është shprehur se policia siç di mirë elementë kriminalë, di edhe lidhjet e krimit me pushtetin dhe për këtë arsye është e demotivuar.

“Krimi i organizuar mund të fuqizohet në momente dobësie të shtetit dhe kjo nuk është se nuk ka ndodhur. Kur krimi merr mbështetje, mbrojtje dhe shkëmbim favoresh atëherë quhet “Mafia”. Emrat konkretë që përmendi ambasadori Lu nuk përbëjnë më lajm pasi ka edhe të tjerë që nuk i përmendi e që dihen nga të gjithë. Bandat që drejtojnë qytetet nuk preken nga policia madje edhe përkrahen. Policia ashtu siç di elementë kriminalë i di edhe lidhjet e tyre me pushtetin, e për këtë arsye ndihet e demotivuar,” është shprehur Prençi.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Eklipsi i plotë diellor

Oregoni ka qenë i pari që është përfshirë nga errësira gjatë eklipsit...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.