4 milionë të rinj amerikanë janë të pastrehë

Rreth 4,2 milionë fëmijë dhe të rinj janë të pastrehë në SHBA, bëhet e ditur në një studim.

Hulumtuesit e Universitetit të Çikagos aplikuan një përkufizim në kuptimin më të gjerë të termit të pastrehë, duke përfshirë personat që jetojnë në rrugë apo në ndonjë strehë si dhe ata që qëndrojnë përkohësisht tek të tretët në mungesë të vendbanimit të përhershëm.

“Studimi është projektuar për t’i dhënë kombit tonë për herë të parë, një vizion më të plotë të rinisë së pastrehë duke përfshirë të rinj që nuk janë numëruar më parë”, sqaroi Matthew Morton.

Studimi ka përfshirë të paktën 700000 adoleshentë mes moshës 13 dhe 17 vjeç pa një vendbanim fiks dhe 3,5 milionë të rinj të moshës nga 18 në 25 vjeç.

Personat me ngjyrë dhe hispanikët janë kryesisht të përfshirë si dhe personat e komunitetit LGBT (lezbike, gay, biseksual dhe transeksual), theksuan hulumtuesit, duke vlerësuar se rezultatet e studimit mund të ndihmojnë autoritetet për të kuptuar më konkretisht problemin.

Shkruar Nga
More from Revista User

Kjo është dieta me të cilën Melania Trump mban trupin në formë

Ushqyerja e saj bazohet ne pak rregulla por efikase. Melania Trump është...
Read More