‘4 politikanët e lidhur me krimin’: Si u lexua ‘bomba’ e Lu


Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, arriti dhe njëherë të dominojë lajmet e redaksive.

Teksa përshëndeti operacionin “Forca e Ligjit” i prezantuar nga Ministria e Brendshme, për herë të parë ai vendosi afate se kur pret rezultate nga ky operacion.

“Të flasim me vepra dhe jo me fjalë. Presim që ky plan agresiv i Qeverisë së Shqipërisë të përfundojë me arrestimin dhe ndjekjen penale të disa peshqve të mëdhenj në fillim të vitit të ardhshëm dhe ky sukses të vazhdojë me SPAK-un”, deklaroi ambasadori Donald Lu.

Disa portale pranë të djathtës e panë këtë si një ultimatum ndaj kryeministrit Edi Rama.

Por ky i fundit shprehu mbështetje për këtë operacion, duke thënë se ai do ndajë luftën nga loja.

“Ju keni një shprehje “dielli duket që në mëngjes”. Na pëlqen që ky plan veprimi e pranon qartë dhe prerë se krimi i organizuar shqiptar është problem serioz dhe kërcënim për sigurinë kombëtare. Deri tani organet e drejtësisë penale kanë dështuar ndaj grupeve kriminale”, tha Lu.

Ambasadori tha më tej se “ajo që dimë gjithashtu është se Shqipëria ka një problem me lidhjen mes grupeve kriminale dhe politikanëve”.

Për të vërtetuar këtë, Lu solli në vëmendje rastet e Arben Ndokës, Mark Frrokut, Gentian Muhametit dhe Elvis Rroshit.

“Nëse e mohoni këtë ju lutem të shqyrtoni rastet e Arben Ndokës, Mark Frrokut, Gentian Muhametit dhe Elvis Rroshit. Ky nuk është problemi i vetëm një partie, ky është një problem që ka pllakosur politikën shqiptare që nga rënia e komunizmit.”

Lu i dha fjalën popullit shqiptar se SHBA do të angazhohen fuqimisht kundër krimit të organizuar, pavarësisht lidhjeve që mund të ketë me njerëz të fuqishëm, përfshirë, gjyqtarë, prokurorë, apo biznesmenë të fuqishëm.

Shkruar Nga
More from Redaksia

LSI votë kundër buxhetit, Gjosha: Do rrimë në sallë për debatin politik dhe alternativën tonë

LSI ka deklaruar votën kundër projektbuxhetit të sjellë nga qeveria. Në një...
Read More