400 balena ngecin dhe vdesin në brigjet e Zelandës së Re

2400065

Rreth 400 balena ngecën dje në brigjet e Zelandës së Re në një prej rasteve më të rënda t bllokimeve masive në cekëtirë të gjitarëve cetaceanëve. Rreth 70% për qind e 416 balenave të species pilot kanë vdekur tashmë, teksa vullnetarë nga publiku po përpiqeshin të shpëtonin ato që mundeshin.

Departamenti i mbrojtjes së botës natyrore tha se balenat kishin notuar drejt bregut të Farewell Spit në veri të ishullit zelandez South Island. Zëdhënësi Herb Christophers tha për agjencinë AFP tha se kufomat e shumta në ujërat para bregut, po pengonin rrugën e atyre që mund të shpëtoheshin nga vullnetarët. Me ardhjen e baticës rreth 100 balena ishin rikthyer në ujë, por shumica e tyre u bllokua përsëri me tufën. Shpresat për të shpëtuar balenat e mbetura gjallë janë të pakta. Fenomeni që po ndodh gjithnjë e më shpesh, përbën një sfidë serioze për shkencëtarët, sipas teorive të të cilëve mund të shkaktohet nga rryma oqeanike, ngrohja globale apo ndryshime në fushën magnetike të Tokës, e cila përdoret prej balenave për orientim.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ministri i Brendshëm emërohet kryeministër i ri i Francës

Ministri i brendshëm Bernard Cazeneuve emërohet kryeministër i ri Francës. Vendimi u...
Read More