45-vjeçari kapet duke transportuar 5 kg kanabis gjatë natës



3-2

Një sasi prej 5 kg kanabis është sekuestruar nga policia e Dibrës në kuadër të një operacioni të koduar “Dobrova”.

Lënda narkotike është sekuestruar rreth orës 23:30 minuta të mbrëmjes sëshkuar (11 dhjetor) në aksin rrugor Maqellarë-Peshkopi, në hyrje të lagjes “Dobrovë”.

Lënda narkotike ishte vendosur në pjesën e pasme të një automjeti tip Mercedez Benz, që drejtohej nga shtetasi Arjan Çela. 45-vjeçari u arrestua në flagrancë nga policia.

“Si rezultat i operacionit, më datë 11.12.2016, rreth orës 23:30, në aksin rrugor Maqellarë -Peshkopi, në hyrje të lagjes Dobrovë të qytetit Peshkopi u bë e mundur kapja dhe sekuestrimi i një sasie të dyshuar si lëndë narkotike canabis sativa me peshë rreth 5 kg, në sediljen e pasme të automjetit Mercedez Benz me targa AA 177 OG, që drejtohej nga shtetasi Arjan Çela”, sqaron policia.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Disa gjëra që duhet të fshini menjëherë nga Facebook

Me mbi 1.49 miliardë përdorues, Facebook është një prej rrjeteve sociale më...
Read More