5 arsye pse duhet ta trajtojmë qenin më mirë se të dashurin!

Të adoptosh një qen do të thotë të jesh e ndërgjegjshme që prej momentit që e merr në shtëpi ke shumë përgjegjshmëri mbi një krijesë të pambrojtur, dhe do të duhet të sakrifikosh kohën tënde për t’ju përkushtuar mikut me katër këmbë që po mban në shtëpi, duke hequr dorë nga shumë gjëra në jetën tënde, përfshirë këtu duke hequr mënjanë edhe disa të ardhura, pasi një qen ka edhe shpenzime.

Megjithatë ata që e kanë një qen në shtëpi, pavarësisht sakrificave që i duhet të bëjnë herë pas here, e pranojnë që qeni është miku i tyre më i mirë. Dhe morali i gjithë kësaj është se një kafshë, apo një qen në shtëpi është një burim dashurie e pastër, e cila shpesh konkuron edhe dashurinë që marim nga njerëzit. Ne ju shpjegojmë si është e mundur që ju lini kokën pas qenit tuaj, dhe pse ai rrëmben vëmendjen tuaj më shumë se edhe i dashuri juaj. Meqë jemi tek i dashuri ja 5 arsye pse qenin shpesh e trajtojmë më mirë se i dashuri:

Mes teje dhe një qeni nuk ka keqkuptime! Në botën e njerëzve lindin shpesh keqkuptime. Ashtu siç e bukura është relative tek njerëzit, edhe shumë gjëra të tjera janë realitive dhe kjo shpesh çon në mosmarrëveshje mes njerëzve, apo në rastin konkret mes teje dhe të dashurit tënd. Ndërsa me qentë ndodh krejt e kundërta; shikimet, gjestet, lëvizjet, prekjet tek një qen vijnë ashtu siç janë në të vërtetë, pa keqkuptime. Pra pa asnjë interpretim subjektiv, njësoj si para pasqyrës.

Një qen të falenderon gjithmonë! Nëse qeni juaj ju shikon në sy, dhe ju ia ktheni shikimin ai menjëherë tund bishtin në shenjë falenderimi. Ju e puthni apo e përkëdhelni, dhe ai menjëherë lumturohet, ju e ushqeni dhe ai kërcen nga gëzimi, bëheni gati për të dalë me të dhe ai tund bishtin nga gëzimi. Në marrëdhëniet njerëzore është shumë e vështirë të marrim falenderime të tilla. Njerëzit presin dhe pretendojmë shumë nga njëri-tjetri, madje edhe atëherë kur nuk japin asgjë vetë. Ndërsa kjo nuk ndodh kurrë me kafshët. Me qenin tuaj nuk do të ndiheni kurrë në borxh, pasi ai asnjëherë nuk pret, apo pretendon ai është gjithmonë i kënaqur me atë çfarë ju i ofroni dhe ju është gjithmonë mirënjohës për ç’ka i jepni.

Një qen ju mban në formë! Me oraret e zgjatura të punës, apo impenjimeve ditore të gjesh kohën për palestër është shumë e vështirë. Por nëse ju keni një mik me katër këmbë në shtëpi, do të jeni të detyruar t’i bëni xhiron e pasdites, për të cilën ai ka shumë nevojë. Sepse siç e thamë në fillim një qen në shtëpi kërkon edhe ndonjë sakrificë dhe në këtë rast nuk ka rëndësi se sa e lidhur jeni, pas qenin tuaj nuk mund ta lini pa xhiron. Por, ja mbani dhe trupin në formë më këtë rast.

Qeni në shtëpi redukton stresin! Dhe këtë nuk e them unë, por e kanë thënë psikologët më në zë. Qeni juaj është një ilaç anti stress, ku nëpërmjet përkëdheljeve që i dhuroni njëri-tjetrit ulet tensioni nervor tek të dy. Gjithashtu pronarët e një kafshe krijojnë një vetbesim të madh në vetvete dhe në aftësitë e tyre, pasi ata ndjehen në gjendje oëre t’u kujdesur për një krijesë të gjallë e cila ke nevojë tërësisht për kujdesin e tyre.

Rrit ndjeshmërinë! Nëse ju jeni nga ata njerëzit me zemër prej guri, unë vë bast se qeni juaj do të nxjerri anën më të butë tuajën, që njerëziut shpesh nuk mund të ta nxjerrin. Pavarësisht seriozitetit që ju karakterizon, ju do ta gjeni veten tuaj duke luajtur me qenin, duke i thënë fjalë përkëdhelëse, dule i thurur madje edhe vargje, apo duke e gjetur veten tuaj të shtrirë në bar teksa luani me të.

Shkruar Nga
More from Revista User

Venezuelë: Arrin në 24 numri i të vdekurve në protesta

Në një valë të re të dhunës për shkak të protestave masive...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *