5 fakte interesante që nuk ishin dëgjuar nga jeta e Sylvester Stallone

sylvester-stallone

Detaje nga jeta e aktorit të madh të Hollywood që nuk i kishit dëgjuar më parë.

Të gjithë e njohin aktorin Sylvester Stallone, megjithatë këto pesë fakte për jetën e tij rrallë kush mund ti ketë dëgjuar.

1. Lindja

Stallone ka lindur në New York, më 6 korrik 1946. Lindja e tij ishte e vështirë. Gjatë lindjes mjekët i kanë dëmtuar aksidentalisht nervat duke lënë një pjesë të fytyrës të paralizuar. Prandaj aktori ka një artikulim të veçantë.

2. Vuante nga ADHD

Stallone ishte një i ri problematik. Ai vuante nga sëmundja e hiperaktivitetit(ADHD). Kjo sëmundje nuk e lejonte atë të përqëndrohej duke mos përmbushur detyrat me shkollë. Për këtë arsye ai ka ndëruar 17 shkolla.

3. Nëna e tij ishte një mundëse

Pak e dinë këtë, por nëna e Sylvester Stallone ishte një mundëse. Ndërsa djali i saj luajti më pas një nga rolet më të paharrueshme në historinë e filmit, rolin e boksierit Rocky.

4. Ai ka punuar në një sallon bukurie

Ai është shfaqur me rolet e tij, si një burrë me super fuqi. Por a e dinit se kur ai ishte adoleshent nëna e dërgoi të punonte në një salon bukurie që ishte në pronësi të një të afërmit të tyre.

5. Kundërshtar i armëve

Edhe pse në filmat e tij si Rambo dhe Expendables, armët ishin një nga atributet kryesore në film, aktori është një kundërshtar i pasionuar i armëve në jetën reale.

Shkruar Nga
More from Revista User

Të gjithë po ikin për Gjermani, por çfarë jete po i pret atje

Sa janë rrogat dhe sa para nevojiten në muaj për të mbijetuar...
Read More